5 korrik, 2017 – Sot në stadiumin ”Agron Rama” në Kastriot u bë hapja e Kampit Kombëtar për grup-moshën nën 15-vjeç, të përzgjedhur nga 7 rajonet e Kosovës, të cilët për tri ditë me radhë do të bëjnë gara dhe ekipi i trajnerëve do të bëjë përzgjedhjen në fund të një përbërje prej 36 futbollistëve që do të përbënin bërthamën fillestare i Kombëtares U-15. Futbollistëve kampist dhe trajnerëve dhe mysafirëve të shumtë me një fjalë rasti ju drejtua presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri, i cili theksoi rolin dhe rëndësinë që ka ky kamp për zhvillimin e futbollistëve të rinj.  Tutje presidenti Vokrri tha se ky është kampi i nëntë me radhë dhe do të vazhdojë edhe më tutje aq më parë që tashmë nga ky vit ky kamp do të ketë përkujdesjen edhe të UEFA dhe kjo grup-moshë do të jetë një bazë e mirë edhe për Kombëtaret tjera. Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu tregoi se tashmë ky kamp edhe në mënyrë institucionale ka hyrë nën mbikëqyrjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të UEFA-s. Në ditën e parë janë zhvilluar 4 ndeshje sikur që edhe nesër do të zhvillohen 4 të tjera dhe të premten në ditë  e fundit katër tjera dhe mbyllet kampi.
Dita parë
Prishtina 1 – Gjilani
Prishtina2 – Ferizaj
Prizreni – Mitrovica
Peja – Gjakova
 
Dita e dytë
Gjilani – Prizreni
Prishtina1 – Ferizaj
Prishtina2 – Gjakova
Mitrovica – Peja
 
Dita tretë
Gjakova – Gjilani
Prishtina1 – Peja
Prishtina2 – Prizreni
Mitrovica – Ferizaj