6 korrik, 2017 – Në ditën e dytë të Kampit Kombëtar për grup-moshën U-15 që po mbahet në stadiumin ”Agron Rama” në Kastriot u zhvilluan shumë ndeshje cilësore të këtyre njomakëve. Sipas fjalëve të Ajet Shoshollit kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës njëherësh edhe përgjegjës për këtë kamp, garat po zhvillohen sipas dinamikës dhe planit të paraparë nën mbikëqyrjen e trajnerëve të grup-moshave të reja, të cilët me vëmendje po i ndjekin lojërat dhe futbollistët e rinj në mënyrë që në përmbyllje të kampit të kenë një pasqyrë reale për ndërtimin e Kombëtares U-15. Sot janë zhvilluar katër ndeshje dhe nesër kampi do të vazhdojë edhe me katër ndeshje dhe pasdite pritet të mbyllen garat. Sot FFK-ja ka aranzhuar që të gjithë kampistët të shkojnë në Mitrovicë për të ndjekur në mënyrë të organizuar ndeshjen e Ligës së Evropës, Prishtina-Norrkoping , e cila do të zhvillohet prej orës 20.00 në stadiumin “Adem Jashari”.
 
Rezultatet  e ditë së parë dhe të dytë
Dita parë
Prishtina 1 – Gjilani               3:0
Prishtina2 – Ferizaj               4:1
Prizreni – Mitrovica                0:7
Peja – Gjakova            1:1
 
Dita e dytë
Gjilani – Prizreni           3;3
Prishtina1 – Ferizaj               3:1
Prishtina2 – Gjakova             1:0
Mitrovica – Peja           1:0
 
Nesër zhvilllohen këto ndeshje:
Gjakova – Gjilani
Prishtina1 – Peja
Prishtina2 – Prizreni
Mitrovica – Ferizaj