7 korrik, 2017 – Skuadra kampione e Kosovës në futsall, Liburni nga Gjakova, ka mësuar të enjten kundërshtarët për rrethin preliminar të UEFA Futsal Cup për edicionin 2017/18.
Shorti i tërhequr në Nyon ka vendosur që Liburni do të jetë pjesë e Grupit B, ku do të përballet me ekipet Titograd (Mali i Zi), Vytis (Lituani) dhe Differdange (Luksemburg). Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Luksemburg prej datës 22 deri më 27 gusht, kurse fituesi i grupit do të vazhdojë garat në rrethin tjetër.