7 korrik, 2017 –  Me ndeshjet e sotme është mbyllur Kampi Kombëtar U-15, në të cilin për tri ditë me radhë kanë bërë gara përzgjedhjet e 7-të Rajoneve të futbollit dhe ekipi i 8-të ishte nga Prishtina për shkak të numrit të madh të klubeve dhe lojtarëve. Kështu për tri ditë u zhvilluan 16 ndeshje nën mbikëqyrjen e trajnerëve të ekipeve përfaqësuese, e të cilët patën detyrë të bëjnë përzgjedhjen për grup-moshën U-15. Në mbyllje të Kampit sekretari i përgjithshëm i FFK-së z. Eroll Salihu duke i falënderuar pjesëmarrësit për angazhim theksoi se nga viti që vjen ky kamp do të jetë nën mbikëqyrej të UEFA nën  Programin për zhvillimin e futbollistëve e ku përgjegjës do të jetë z. Ajet Shosholli. Ndërkaq pas përfundimit të garave z. Ajet Shoshollit kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të futbollit të Kosovës njëherësh edhe përgjegjës për këtë kamp, falënderoi futbollistët e rinj për angazhimin, disiplinën dhe frymën sportive që treguan gjatë këtyre ditëve, sikur edhe trajnerët të cilët me përkushtim vëzhguan dhe analizuan lojërat dhe futbollistët e rinj. Po ashtu z. Shosholli  falënderoi krerët e FFK-së për përkrahje si dhe personat dhe Shoqatën e gjyqtarëve të futbollit të Prishtinës që angazhuan gjyqtarët për këto ndeshje dhe Qendrën e studentëve aty ku u akomoduan futbollistët dhe trajnerët gjatë këtyre ditëve. Edhe trajnerët, Besnik Kollari, Isa Sadriu, Fadil Berisha, Gazmend Haliti e Bahri Berisha u shprehën të kënaqur me atë çka treguan këta futbollistë gjatë garave, ku u panë siç thanë këta trajnerë shumë talent të rinj e me perspektivë.
 
 
Rezultatet  komplete
Dita parë
Prishtina 1 – Gjilani               3:0
Prishtina2 – Ferizaj               4:1
Prizreni – Mitrovica               0:7
Peja – Gjakova                      1:1
 
Dita e dytë
Gjilani – Prizreni                    3;3
Prishtina1 – Ferizaj               3:1
Prishtina2 – Gjakova                        1:0
Mitrovica – Peja                     1:0
 
Nesër zhvilllohen këto ndeshje:
Gjakova – Gjilani                   1:1
Prishtina1 – Peja                   2:2
Prishtina2 – Prizreni              2:1
Mitrovica – Ferizaj                 1:1