20 korrik, 2017 – Të martën, më datë 25 korrik do të bëhet tërheqja e shortit për edicionin garues 2017 – 2018. Tërheqja e shortit do të bëhet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, rruga “28 Nentori”, nr 171, Prishtinë.
Tërheqja e shortit për Vala Superligë bëhet në orën 12:00, derisa për Ligën e Parë në orën 12:30.
Komisioni Garave për Vala Superligë dhe Ligën e Parë
Kryetar, Ismet Ahmeti