Prishtinë, 24 korrik  2017
E nderuara familje e z. Hashim Ajeti!
Me pikëllim e dhembje e morëm lajmin për vdekjen e z. Hashim Ajeti dhe kjo na ka pikëlluar të gjithë neve dhe opinionin futbolldashës të Kosovës, ndaj në emrin tim, të KE të FFK-së dhe klubeve të futbollit Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta Juve dhe gjithë të afërmeve.
Figura e Hashim Ajetit ka qenë shumëdimensionale në futbollin e Kosovës, ashtu siç ishte edhe angazhimi dhe kontributi i tij, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në pavarësimin e sportit të Kosovës.
Z. Hashim Ajeti do të kujtohet gjithmonë me pietet, si një futbollist e trajner i shkëlqyeshëm dhe një shok e mik i mirë, i dashur, e i respektuar ku do që ai u gjend nga të gjithë.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës
Presidenti i FFK-së
Fadil Vokrri