25 korrik, 2017 – Sot në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe të përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri në Vala Superligë dhe Ligën e Parë. Fillimisht kryetari i KG-së, Ismet Ahmeti në emër të komisionit dhe të FFK-së i ka përshëndetur përfaqësuesit e klubeve duke iu dëshiruar një edicion të suksesshëm dhe më pas është bërë edhe tërheqja e shortit.
Në bazë të numrave të tërhequr në short në javën e parë në Vala Superligë do të takohen:
Gjilani – Besa
Feronikeli – Vllaznia
Llapi – Drenica
Vëllaznimi – Liria
Trepça’89 – Flamurtari
Prishtina – Drita
Edicioni i ri në Vala Superligë fillon më 19 gusht.
Ndërkohë, pas shortit të tërhequr në Ligën e Parë, në javën e parë do të takohen:
KEK-u – Bashkimi (K)
Kika – Ramiz Sadiku
Hajvalia – Fushë Kosova
Ballkani – Vitia
Kosova (P) – Trepça
Rahoveci – Vushtrria
Onix Banje – 2 Korriku
Ferizaj – Dukagjini
Edicioni i ri në Ligën e Parë fillon më 26 gusht.
 
Së shpejti do ta publikojmë orarin e kompletuar për stinorin vjeshtor.