2 shtator, 2017 – Kombëtarja e Kosovës U21 në orët e pasdites ka arritur në Osnabruck dhe është akomoduar në njërin nga hotelet e këtij qyteti. Ndërkohë, në orën 18:00 Kombëtarja U21 ka mbajtur një stërvitje, ku futbollistët kryesisht kanë bërë disa ushtrime dhe vrapime të lehta për t’u rigjeneruar nga udhëtimi i gjatë. Atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë, derisa për shkak të lëndimeve nuk kanë stërvitur Muharrem Jashari dhe Arian Kabashi. Stafi mjekësor në përbërje Mehmet Maxhuni, Feim Gashi e Eqrem Gara po përkujdesen që këta dy futbollistë të riaftësohen me kohë dhe të jenë në dispozicion të përzgjedhësit Rafet Prekazi për ndeshjen e së martës kundër Gjermanisë. Stërvitjen e sotme nga afër e ndoqën edhe anëtarët e KE të FFK-së, Xhelal Broja dhe Bekim Rexhepi, si dhe drejtori teknik, Michael Nees.