18 shtator, 2017 – Federata e Futbollit të Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se dy federatat e futbollit, e Kosovës dhe Federata e Futbollit e Shqipërisë, kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin e gjyatarëve me stemë të FIFA-s në ligat elitare të futbollit të të dy vendeve.
Marrëveshja shkon në dobi të të dy federatave për shkak se mundëson shkëmbimin e përvojave ndërmjet gjyqtarëvedhe shkëmbimin reciprok të njohurive lidhur me nivelin e referimit në regjionet ku zhvillohen garat. Kujtojmë që marrëveshje e njëjtë është arritur muaj më parë me Maltën në po të njëjtën fushë. Federata e Futbollit e Kosovës është e përkushtuar që bashkëpunimin si me Shqipërinë dhe Maltën ta vazhdojë edhe me federatat e vendeve të tjera.