Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur  me datë 20.09.2017  – ditë e  mërkurë ora 14,00, shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komisioneve të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara në javën e fundit datë  15-16.09.2017 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore nxjerri këto;
 

V E N D I M E 

 
KF “ FLAMURTARI “ nga Prishtina, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të  sjelljeve josportive të tifozerisë  së klubit të tyre (fyerje, sharje në kor drejtuar  gjyqtarit kryesor në minutat  75,82,83, ku pas  këtyrë  gjyqtari  ndalon lojën përkohësisht-  deri në qetësimin e të njëjtëve) në ndeshjen e javës së V (pestë të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FLAMURTARI – LIRIA e zhvilluar në stadiumin “ Xhemail Ibishi “ në Prishtinë (raportet e zyrtarëve  të ndeshjes) në mungesë të raportit të klubit i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Flamurtari “ nga Prishtina – përsonit për siguri për atë ndeshje z Shkëlzen Mustafa lidhur me rastin. Afati datë  25.09.2017 ( Rregullorja disiplinore neni  32 paragrafi 1.
 
LORIK  MAXHUNI; lojtar i klubit të futbollit “ PRISHTINA “ nga Prishtina me numër të fanelës  22 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të ID kartelës; 000570M92, në procedure  për ndëshkim me karton të kuq (goditje me bërrylë lojtarit kundërshtar në ndeshjen e javës së V-të (pestë) të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – VLLAZNIA, e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar).
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje  zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
RICHARD  ASARE; lojtar i klubit  të futbollit  “TREPÇA ’89“ nga Mitrovica  me numër të fanelës  29 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me  numër të  ID kartelës ; 000993M95 në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për goditje  të qëllimët  me bërryl  lojtarin kundërshtar në ndeshjen e javës së ; V-të  ( pestë ) të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA ’89 – GJILANI  e zhvilluar në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë  ( raportet nga inqizimet televizive neni 93 paragrafi 1 pika F.) Në mungesë të  deklaratës  vetanake;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor (kompletimin e lëndës) për ndeshjet vijuese  të organizuar nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari pezulluar, Richard Asare, afati datë 25.09.2017 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
 
FADIL  VUQITERNA; kryetrajner i klubit të futbollit “ RAHOVECI “ nga Rahoveci  i licencuar në Federaten e Futbollit të Kosovës me numër të ID kartelës ;  0003483M72, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  për manifestim të sjelljeve  josportive (pas përfundimit të pjesëlojës së parë, kërcënon dhe fyen gjyqtarin kryesor  Vigan Iberdemaj ) në ndeshjen e javës së V-të (pestë) të Ligës së Parë të Kosovës në Futboll për kategorinë e seniorëve; RAHOVECI – RAMIZ SADIKU  e zhvilluar në Rahovec (raportet e zyrtarëve të ndeshjes) në mungesë të deklaratës vetanake i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga  kryetrajneri i klubit të futbollit “Rahoveci“ nga Rahoveci , z. Fadil Vuqiterna, afati datë 25.09.2017 (Rregullorja disiplinore  neni 32 paragrafi 1).
 
KF “KIKA“ nga Hogoshti në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  për mnungesë të  kryetrajnerit dhe trajnerit  për zhvillimin e ndeshjes  së së javës së V-të (pestë) të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KIKA – BALLKANI e zhvilluar në Suharekë (raportet e zyrtarëve) në mungesë të raporteve shtesë – plotësuese i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave – vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik  “Kika“ nga Hogoshti – personi zyrtar  i klubit  lidhur me shpjegimin e detajeve  për rastin . afati datë  25.09.2017. (Rregullorja Disiplinore neni 32 paragrafi 2)
 
KF “ BASHKIMI “ nga Koretinmi në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për  manifestim të sjeljeve  jokorrekte të lojtarëve të  klubit të tyre (thyerje  e pasqyrave në zhveshtoret në shënjë revolti pas humbjes së takimit ) në ndeshjen e javës së ; V-të ( pestë ) të  Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  ; HAJVALIA – BASHKIMI e zhvilluar në Kizhnicë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );në mungesë të  raportit dhe deklaratave shtesë i
HAPET  PROCEDURA   DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave (lëndës). Kërkohet raport plotësuese  nga klubi futbollistik “Bashkimi“ nga  Koretini – personi zyrtar i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin (Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1 ).
 
KËSHILLË  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar  komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 20.09.2017 – respektivisht nga data e pranimit të  tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
 
Prishtinë, datë 21.09.2017
Kryetari,  Dukagjin  Zefi