Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 29.09.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M

 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 7-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala-Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
 
1.Ndaj ndihmëstrajnerit të KF “Vëllaznimi”, Luan Tabaku me nr lic (motivi – fyerje dhe sharje drejtuar lojtarit të lënduar kundërshtar, në ndeshjen KF Vëllaznimi – KF Besa, e zhvilluar në Gjakovë me datë 27.09.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes). Komisioni i Garave kërkon një deklaratë plotësuese nga përfaqësuesi zyrtar brenda afatit 48 orësh, respektivisht deri ditën e mërkurë në ora 12.00, Rregullorja Disiplinore neni 97.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.06 dt. 29.09.2017
 
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 29.09.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
 

V E N D I M

 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 7-të të Ligës së Parë në Futboll për edicionin 2017/2018, me rezultatet e arritura në fushë
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 7-të të Kampionatit – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DICIPLINORE
 
1.Ndaj lojtarit të KF ”Hajvalia”, Velson Morina me nr lic 8 dhe nr Id 004935m98 (motivi- sharje dhe ofendim ndaj referit kryesor të ndeshjes) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon deklaratë plotësuese nga i lartëshënuari brenda afatit 48 orësh, respektivisht deri ditën e mërkurë në ora 12.00, Rregullorja Disiplinore neni 97.
 
2.Ndaj lojtarit të KF ”Kika” Durim Biqkaj me nr lic18 dh nr lic 001900m91 (motivi – fyerje dhe sharje ndaj referit kryesor në ndeshjen KF Rahoveci – KF Kika, e zhvilluar në Rahovec me datë 27.09.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.Komisioni i Garave kërkon deklaratë plotësuese nga i lartëshënuari brenda afatit 48 orësh, respektivisht deri ditën e mërkurë në ora 12.00, Rregullorja Disiplinore neni 97.
 
3.Ndaj lojtarit të KF ”Kika” Ilaz Sermaxhaj me nr lic 9 dhe nr Id 001931m96 (motivi-fyerje dhe sharje ndaj asistentit të parë në ndeshjen KF Rahoveci – KF Kika, e zhvilluar në Rahovec me datë 27.09.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon deklaratë plotësuese nga i lartëshënuari brenda afatit 48 orësh, respektivisht deri ditën e mërkurë në ora 12.00, Rregullorja Disiplinore neni 97.
 
4.Ndaj kryetrajnerit te KF”Rahoveci” Fadil Vuqiterna me nr lic003348m72 (motivi – fyerje dhe sharje drejtuar asistentit të parë F.Jakupi në ndeshjen KF Rahoveci – KF Kika). Komisioni i Garave kërkon deklaratë plotësuese nga i lartëshënuari brenda afatit 48 orësh, respektivisht deri ditën e mërkurë në ora 12.00, Rregullorja Disiplinore neni 97.
 
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.06 dt. 29.09.2017