1 tetor, 2017 – Kombëtarja e Kosovës U-19 sot pasdite udhëtoi për në Austri, ku në qendrën e njohur sportive Leogang, do të marrë pjesë në ndeshjet para kualifikuese për Kampionatin evropian “Finlanda 2018”. Kosova është grup me mikpritësin Austrinë, Letoninë dhe Izraelin. Para nisjes në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”,  përzgjedhësi i Kombëtares U-19 z. Ramiz Krasniqi u shpreh: ”Kemi punuar dhe jemi përgatitur që jo vetëm të kemi paraqitje dinjitoze, por do të mundohemi që të kemi edhe sukses në këto ndeshje parakualifikuese. Jemi të vetëdijshëm se rivalët tanë kanë përvojë në ndeshjet ndërkombëtare si dhe cilësi të mirë, por ne do të bëjmë më të mirën e mundshme dhe unë besoj shumë në këta futbollistë që do të japin gjithçka nga vetja për rezultate pozitive”.
Emërorja e ekspeditës

  1. Rilind Nimani(FC KEK-u)
  2. Abit Salihu (FC 2 Korriku)
  3. Lirik Haziri (FC 2 Korriku)
  4. Edison Kqiku (FC Drita)
  5. Leotrim Kryeziu (FC Drita)
  6. Lumbardh Dellova (FC Liria)
  7. Flamur Gashi (FC Liria)
  8. Albion Berisha (FC Ramiz Sadiku)
  9. Lot Celina (Stromsgodset IF II)
  10. Anes Mehmeti (SV Horchheim)
  11. Liridon Balaj (FC Besa)
  12. Altrim Pajaziti (FC Victoria Koln)
  13. Adrian Behrami (FC Victoria Koln)
  14. Dardan Dakaj (Trelleborgs FF)
  15. Egson Gashi (SV Darmstadt 98)
  16. Ismajl Beka (FC Wil 1900)
  17. Arlind Ademi (Viktoria Aschaffenburg)
  18. Lirim Kastrati (NK Lokomotiva Zagreb)
  19. Gentrit Limani (Vfl Bochum)
  20. Ramiz Bytyqi (NK Sava Kranj)

Përzgjedhësi: Ramiz Krasniqi
Ndihmës trajner: Nazmi Rama
Trajner i portierëve: Xhelaledin Karabeg
Mjeku: Milazim Gjocaj
Fizioterapeuti: Isuf Maraj
Menaxheri i ekipit: Zgjim Sojeva
Menaxheri i pajisjeve: Taulant Ahmeti
Ilaz Mjaku, anëtar i KE të FFK-së
Luan Vokshi anëtar i KE të FFK-së
Fazli Berisha, zëdhënës i FFK-së