03 tetor, 2017 –  Një humbje minimale prej 1:0 përballë një kundërshtari m e shumë përvojë ndërkombëtare siç është Austria për Kombëtaren e Kosovës U-19 nuk është aspak dëshpëruese, por do të thoshim një nxitje për dy ndeshjet tjera. Në hapje të ndeshjeve parakualfikuese për Kampionatin evropian “Finlanda 2018”, futbollistët e Kombëtares U-19 treguan dhe dëshmuan cilësi me një paraqitje jashtëzakonisht të mirë. Austriakët nuk patën asgjë më shumë nga loja veç një goli që shënuan dhe Kombëtarja e Kosovës e pranoi në mënyrë shumë naive si pasojë e mospërvojës. Sikur pjesa e parë që ishte e barabartë që u mbyllë pa gola edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë hiq golin e minutës së 56-të që Kosova e pranoi lehtësisht nga Lema. Kombëtarja jonë madje pati disa raste shënimi dhe rrezikoi seriozisht portën rivale më shumë por pa konkretizime. Duhet thënë se Kombëtarja e Austrisë buron nga shkollat e futbollit duke kaluar që nga mosha U-15 vjeçe që bashkërisht kanë arritur deri të U-19, ndaj kjo ka bërë që edhe të fitojnë këtë ndeshje, falë papërvojës tonë.
Austria – Kosova 1:0 (0:0)
Stadiumi: Nationalpark Tauernarena – Mittersill
Shikues: 500
Gjyqtarë: O. Derdo, V. Vystoskyi, A. Cerei e H. Fesnic.
Shënues: Lema (56) për AUT.
K.V. Maliscek (AUT)
Austria: Guillani, Schnurer(Obermuller), Burgstaller, Meisi, Muller, Sittsam(Arase), Baumgartner, Maliscek, Bumberger, Sturm(Lema) dhe Meister.
Kosova:  F. Gashi, Celian, Bytyqi, Beka, Pajaziti, Dakaj(Limani), Kryeziu, Kastrati, Behrami(Balaj) Nimani(Kqiku) e Dellova.
 
Deklaruan pas ndeshjes:
Ramiz Krasniqi, përzgjedhës
I përgëzoj djemtë për angazhim edhe paraqitje të mirë në këtë ndeshje kundër Austrisë. Mendojë se patëm rastet tona, por morëm një gol naive dhe u pa edhe mos përvoja e jona. Siç dihet na veç grumbullimeve, nuk kemi arritur të kemi ndeshje miqësore me ekipe të mëdha që do të na ndihmonin të fitojmë përvojë dhe të shtojmë cilësi. Na mbetet të punojmë të mos dorëzohemi në asnjë mënyrë dhe të arrijmë rezultate të mira në ndeshjet tjera.
 
Gentrit Limani, futbollist
Pësuam një gol me fajin tonë, ngase na mungon përvoja, ndërsa kundërshtari ynë ka pesë vite që luajnë bashkë, e njohim shumë njëri-tjetrin. Por mendojë se edhe ne jemi angazhuar dhe kemi pasur rastet tona.
 
 
 
 Lot Celina, futbollist
Ishte një ndeshje e fortë. Nde u angazhuam mjaft dhe me pak fat kemi mundur të fitojmë apo të paktën një barazim do të  ishte shumë real. Përveç përvojës, kundërshtari nuk pati asgjë më shumë se ne.
 
 
 
Adrijan Behrami, futbollist
Mendojë se jemi angazhuar maksimalisht, por morëm një gol nga pakujdesia dhe pas pësimit disi për disa minuta ra ritmi i lojës tonë, por shpejt morëm veten dhe krijuam disa raste por pa sukses.