Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 03.10.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
V E N D I M
 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 8-të të Ligës së Parë në Futboll për edicionin 2017/2018, me rezultatet e arritura në fushë
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 8-të  të  Kampionatit – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për


INICIM TË PROCEDURËS DICIPLINORE

 
1.Ndaj lojtarit te KF ”Ferizaj” Fillim Guraziu me nr lic 5 dhe nr Id 002298m84 (motivi- sharje dhe ofendim referin kryesor te ndeshjes) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes (Komisioni i garave kërkon nga i lartëshënuari të deponoj deklaratën në FFK deri ditën e mërkurë në orën 12.00 sipas nenit 97 të Rregullores Disiplinore)
2.Ndaj drejtorit sportiv të KF ”Ferizaj” Genc Hyseni (motivi-pas përfundimit të ndeshjes ka fyer referin kryesor në ndeshjen KF KEK-u – KF Ferizaj, e zhvilluar në Kastiot me datë 30.09.2017) sipas raportit të referit kryesor të ndeshjes (Komisioni i garave kërkon nga i lartëshënuari të deponoj deklaratën në FFK deri ditën e mërkurë në orën 12.00 sipas nenit 97 të Rregullores Disiplinore)
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.07 dt. 03.10.2017