Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.10.2017 , ditë e enjte ora 12,00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 30.09 dhe 01.10.2017, dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
 
V E N D I M E
 
LUAN TABAKU; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të ID kartelës (numri personal; 1009126518 ) në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit , për përdorim të fjalorit fyes ndaj lojtarit kundërshtar në ndeshjen e javës së VII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategoriunë e seniorëve; VËLLAZNIMI – BESA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotyësuese e Luan Tabakut);
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT në bazë të rregullores disiplinore neni neni 40 paragrafi 1 pika 1.
 
FILLIM GURAZIU; lojtar i klubit të futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj me numër të fanelës sportive 5 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të ID kartelës ; 00298M84, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave nga mbledhja e datës 03.10.2017 , për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; VIII-të , të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KEK-u – FERIZAJ e zhvilluar me datë 30.09.2017 në stadiumin “ Agron Rama “ në Obiliq ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata e lojtarit të përjashtuar Fillim Guraziu );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
GENC HYSENI ; drejtor sportiv i klubit të futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për sjellje jokorrekte ( fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarëve të takimit ) pas përfundimit të ndeshjës së javës së ; VIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – FERIZAJ , e zhvilluar me datë 30.09.2017 në stadiumin “ Agron Rama “ në Obiliq ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2.
 
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës ,datë 05.10.2017, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruara nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
 
Prishtinë, datë 05.10.2017
Kryetari, Dukagjin Zefi