Telki, 12 tetor  Kombëtaren U17 të Kosovës sot në Telki, në qendrën sportive, ku po qëndron për ndeshjet parakualifikuese për Kampionatin evropian Anglia 2017, e vizitoi Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Hungari znj. Luljetë Vuniqi. Me këtë rast ambasadores Vuniqi, mirëseardhje i dëshiroi presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri, i cili falënderoi për kohën që ka ndarë për ta vizituar Kombëtaren dhe se me këtë vizitë sigurisht se djemtë ndjehen të përkrahur dhe nxitje për sukses. Nga ana  e saj ambasadorja Vuniqi, duke i përshëndetur krerët e FFK-së, presidentin Vokri, nënkryetarin Predrag Joviç , anëtarin e KE Mirsad Çollkaun, drejtorin e Kompanisë “Malesia Reisen” sponsore FFK-së z. Rrustem Alija, shtabin teknik dhe futbolistët theksoi: “ Unë shpresojë se në ndeshjen e nesërme kundër Uellsit do të korrni sukses, pavarësisht humbjes nga Holanda. Besoj. që ju do ta ndiqni rrugën e sukseseve të U19 dhe U21. Prandaj, ju dëshirojë shëndet dhe suksese duke ju kurajuar se shteti i Kosovës do të jetë në përkrahje të sportit e në veçanti futbollit të Kosovës. Presidenti Fadil Vokrri i dhuroi një fanellë të Kombëtares me nënshkrimet e gjithë pjesëmarrëse  ambasadores Vuniqi.