Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 11..10.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
 

 V E N D I M

 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 9-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 
1.Ndaj kryetrajnerit të KF Vëllaznimi, Ismet Munishi me nr ID 1170780813 (motivi- shkaku i fyerjes dhe sharjeve të rënda në drejtim të referëve e në veçanti të referit kryesor M.Bejtullahu si dhe ndaj organeve të FFK-së në min 90+ ku edhe largohet nga bankina por i njëjti edhe pse ishte i larguar nga bankina pas përfundimit të ndeshjes rikthehet në fushe dhe sërish fillon me fyerje dhe sharje me fjalët më banale drejtuar referëve dhe organeve të FFK-së) sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon deklaratë nga kryetrajneri I.Munishi në lidhje me largimin dhe sjelljet jo sportive dhe atë duhet ta deponojë në FFK deri ditën e premte në orën 12.00 sipas Rregullores Disiplinore, nenit 97.
2.Ndaj lojtarit të KF “Vëllaznimi” Yll Myrtaj (motivi – vrapim nga tribuna dhe hyrja në fushë në drejtim të referëve duke fyer dhe ofenduar me fjalët më banale treshen e referëve  dhe organet e FFK-së, edhe pse i lartëcekuri nuk ka qenë në protokolin e ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon deklaratë nga lojtari Y.Myrtaj në lidhje me sjelljet josportive që të deponojë në FFK deri në ditën e premte ora 12.00 sipas Rregullores Disiplinore nenit 97.
3.Ndaj KF “Flamurtari” (motivi- fyerje dhe sharje në kor nga tifozët drejtuar lojtarit mysafir F.Lushtaku pas përfundimit të pjesës së pare, ku pati edhe hedhje të shisheve Pvc në drejtim të lojtarit. Komisioni i Garave kërkon nga KF Flamurtari që të deponojë deklaratë në FFK deri ditën e premte në orën 12.00.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.07 dt. 03.10.2017