15 tetor, 2017 – Nesër Kombëtarja U17 e Kosovës do ta ketë sfidën e fundit në këto kualifikime kundër Hungarisë, kurse sot mbajti seancën stërvitore të radhës. Përzgjedhësi Besnik Kollari dhe shtabi teknik janë munduar të nxjerrin mësimet nga lëshimet në dy ndeshjet e para. Kështu që, provuan disa skema të lojë në mënyrë që të i kundërvihen me sukses kombëtares hungareze. Atmosfera në ekip e mirë, ndërkaq që gjendja shëndetësore e futbollistëve, sipas fjalëve të mjekut të ekipit Kombëtar dr. Gëzim Murseli është e mirë. Ndeshja Hungari – Kosovë luhet nesër në orën 16:00.
 
Deklaruan pas stërvitjeve:
 
Besnik Kollari, përzgjedhës
Gjatë këtyre ditëve kemi analizuar dy ndeshjet e kaluar në mënyrë që të përmirësojmë apo t mënjanojmë dobësitë dhe lëshimet që kishim. Do të hyjmë në ndeshje me një angazhim maksimal që ta bëjmë më të mirën e mundshme. E dimë nivelin tonë dhe neve na nevojitet shumë punë në të ardhmen për të pasur një ekip konkurrues real metë tjerët.
 
Auron Loxha, portier
Kemi punuar mjaft në mënyrë që për ndeshjen e nesërme të jemi plotësisht të gatshëm. Besojë se do ta japim maksimumin dhe të arrijmë rezultat pozitiv.
 
 
Endrit Aliaj, futbollist
Fati ynë ishte që në fillim të ndeshemi me skuadër të fortë siç ishte Holanda e pastaj pësuam edhe nga Uellsi. Nesër do të mundohemi të japim gjithçka nga vetvetja që të dëshmojmë se jemi rival të denjë.