16 tetor   Ndeshja e fundit e kualifikimeve për evropianin 2018, Kombëtarja U17 e Kosovës dhe Hungarisë kishte dy pamje. Pjesa e parë i takoi plotësisht Kombëtares së Kosovës e cila mbizotëroi në fushë dhe me rezultat duke përmbyllur pjesën e parë me rezultat  1:0 dhe pjesa e dytë i takoi fituesit të ndeshjes Hungarisë që triumfoi me re rezultat 3:1. kanë mbizotëruar futbollistët e Kombëtares tonë në pjesën e parë duke krijuar raste si dhe shënuan golin e epërsisë në minutën e 15-të pas një bashkëveprimi të mirë të rrjedhshëm, të cilin e kurorëzoi me gol Florian Hysenaj. Deri në fund të pjesës së parë më kot u munduan ta barazojnë rezultatin hungarezët dhe futbollistët e Kombëtares sa u treguan të mirë në mbrojtje po aq u treguan të rrezikshëm në sulm. Pjesa e dytë nisi me sulmet e pareshtura të futbollistëve të Hungarisë, të cilët barazuan rezultatin në minutën e 43-të përmes Toth-Gaborit. Futbollistët e tanë nuk u dekurajuan, por vazhduan me lojë, mirëpo erdhi në shprehja përgatitja fizike dhe humbi përqendrimi kështu hungarezët kaluan në epërsi sërish përmes Toth-Gaborit në mintën e 71-të, ndërsa në minutat  shtesë Casla u përkujdes për ta vulosur rezultatin në 3:1. Me gjithë humbjen mendojë se Kombëtarja e Kosovës, u tregua mjaft e mirë, por që o nevojitet më shumë punë, përkujdesje dhe përvojë ndërkombëtare. Deklaruan pas ndeshjes:
Kosova – Hungaria 1:3  (1:0)
Stadiumi: “ Ferenc Szusza stadion” Budapest
Shikues: disa dhjetëra
Gjyqtarë: D. Rumases A. Radius, S. Vassytin e D. Sakhi.
Shënues: F. Hysenaj(15) për Kos. e Toth Gabor(43 e 71) e Casla(80+2) për Hun.
K.V.) Zyba i Kos. e Kocsis i Hung.
Kosova:Ahmetaj,Salhu, Marovci, Demolli, Aliu, F. Hysenaj, Prapashtica(Osmani), Uka(Aliaj0, Zumberi(Ulluri), Berisha e Zyba.
Hungaria: Kiss, L.Papp, Varju, Irimis, Cipif(Csala), Nyari, Tih-gabor, Bukta, Bokor(M. Papp) Marton(Beke P) e Kocsis.

Besnik Kollari, përzgjedhës

Unë i përgëzojë djemtë për angazhim maksimal dhe për lojë të mirë. Treguan karakter dhe dëshmuan disiplinë e frymë sportive. Natyrisht se këtyre futbollistëve të rinj u mungon forca fizike që mendojë se me ta duhet të punohet më shumë nëpër klube, por u mungon edhe përvoja ndërkombëtare. U ndje mungesa e Leard Sadriut, por ne bëmë më të mirën të mundshme në këto momente. Në pjesën e parë kemi mundur të kemi epërsi më të lartë sepse jo vetëm që shënuam, por patëm edhe raste tjera. Pastaj patë një ndërrim te detyrueshëm që na ndryshoi konceptin e lojës. Në pjesën e dytë erdhi në shprehje përgatitja më e mirë e kundërshtarit si dhe përvoja.  Si do qoftë në përgjithësi jam i kënaqur, por na mbetet shumë më shumë të punojmë me këtë grup-moshë.
Florian Hysenaj, futbollist
Luajtëm mirë dhe jam i lumtur që shënova, por kemi mundur të nxjerrim rezultat më të mirë. Patëm rastet tona, por nuk ia arritëm që të konkretizojmë, ndërsa Hungaria i shfrytëzoi gabimet.
 
 
Adonis Aliu, futbollist
Jam i kënaqur me angazhimin tim dhe të bashkëlojtarëve, por po na mundon në momente përqendrimi dhe normal edhe përvoja. Mendojë se hiq golat kundërshtari nuk ka pasur asgjë më shumë se ne.