Ashtu si edhe një vit më parë, Federata e Futbollit të Kosovës ishte pjesë e seminarit vjetor të UEFA-s për Licensim të Klubeve për garat e UEFA-s që u zhvillua në Budva të Malit të Zi nga 11 deri më 13 tetor.
Në këtë seminar FFK-ja u përfaqësua nga menaxheri i licensimit të klubeve për garat e UEFA-s, Bajram Shala dhe eksperti për çështje financiare, Indrit Canolli. Diskutimet ishin nga më të ndryshmet, por kryesisht u diskutua për pjesën financiare të sistemit të licensimit e po ashtu u fol edhe për idetë për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të licensimit të klubeve.
Në prezantimin vjetor të UEFA-s u fol për klubet që kanë marrë licensën për edicionin 2017-18, për klubet që janë refuzuar dhe ato që janë kaulifikuar në aspektin sportiv por nuk kanë garuar për shkak të mungesës së licensën. Një rast i tillë u pasqyrua edhe nga Kosova, pasi Besa ishte kualifkuar në aspektin sportiv si fituese e Kupës por ishte zëvëndësuar nga Prishtina, si nënkampione, pasi nuk kishte arritur të licensohet për garat evropiane.