18 tetor, 2017 – Sot janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të parë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Kalimin në rrethin e dytë e kanë siguruar Istogu, Përparimi, Deçani, Ulpiana, Dardania, Dukagjini (N), Ratkoci, Rinia, Galaksia, Behari, Dushkaja, Lugu i Baranit, Vjosa dhe Arbëria. Ndërkohë, nesër do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të këtij rrethi.
 
Rezultatet e rrethit të parë
Dardana – Istogu 1:2
Xërxa – Përparimi 1:2
Deçani – Sharri 4:3
Ujvara Malishevë – Dardania 4:5
Leshani – Dukagjini (N), nuk u zhvillua, Leshani nuk u paraqit në fushë
Ratkoci – Besa (I), nuk u zhvillua, Besa nuk ka udhëtuar
Rinia – Drenoci 6:2
Galaksia – Luftëtari 10:1
Rilindja e Kosovës – Behari 0:3
Dushkaja – Lepenci 2:1
Lugu i Baranit – Tefik Çanga 5:2
Vjosa – Minatori 2:2 – 4:3 pas penalltive
Arbëria – Gryka 1:1 – 3:1 pas vazhdimeve
Bashkimi (Gj) – Vëllazëria, e enjte
Kastrioti – Dardanët, e enjte
Ulpiana kaloi tutje, Çeliku u tërhoq nga gara