Komisioni Disiplinor i shkallës së pare në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë  në mbledhjen e mbajtur me datë 18.10.2017  shqyrtoi inicimet e procedurave disiplinore  të komisionit  të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit nga mbledhja e mbajtur me datë  16.10.2017  dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Displozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
 
 

V E N D I M E

 
 
ADONIS  ADEMI ; personi për siguri i klubit të futbollit “ KOSOVA “ nga Prishtina në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për largim nga pankina (fjalosje me  vëzhguesin e referimit) gjatë ndeshjës  së javës së ; IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KOSOVA – RAHOVECI e zhvilluar në Bernicë të Prishtinës  (raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata plotësuese e përsonit për siguri – Adonis Ademi i larguar nga pankina)
DENOHET
Me shqiptimin e masës  disiplinore    të  QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore  neni  40 paragrafi 1 pika 2.
 
AHMAD REZA ZAMATKESH ; lojtar I klubit të futbollit “ FUSHË KOSOVA “ nga Fushë Kosova  me numër të ID  Kartelës ; 005858M98 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 18, në procedure  të inicuar disiplinore për ndëshkim me karton të kuq (kacafytje me lojtarin kundërshtar) në ndeshjën e javës së ; IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FUSHË – KOSOVA – TREPÇA  e zhvilluar në Fushë Kosovës (raporte e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese);
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri)  ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
DIN  VOCA ; lojtar I klubit ët futbollit “TREPÇA“ nga  Mitrovica me numër të ID kartelës ;  0082832M91  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës  21, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (goditje pa top e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FUSHË  KOSOVA – TREPÇA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Fushë Kosovës ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese)
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 (tri)  ndeshje  zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 pragarfi 1 pika 1.
 
KARIM  MUHAMMED ; lojtar i klubit të futbollit “ TREPÇA “ nga Mitrovica me  numër të ID kartelës ; 002811M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës  5, në procedure të  inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( goditje me bërryl e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FUSHË KOSOVA – TREPÇA e zhvilluar në Fushë Kosovës (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri)  ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
BESIM  GASHI ; lojtar I klubit të futbollit “2 KORRIKU“ nga Prishtina  me numër të ID kartelës  002197M99 në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  (ndërhyrje e palejuar dhe goditje me bërryl e lojtarit kundërshtar)  në ndeshjën e javës së IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  ; KEK-u – 2 KORRIKU  e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Obiliq (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese)
DENOHET;
Me ndalesë loje për; 3 (tri)  ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
NAIM  KODRALIU ;  kryetrajner në klubin e futbollit “ 2 KORRIKU  “ nga Prishtina  ,  në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për largim nga pankina e lojtarëve reserve  (ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor të takimit ) në ndeshjen e javës së ; IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – 2 KORRIKU  e zhvilluar në stadiumin “Agron Rama“ në Obiliq (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese)
DENOHET;
Me shqiptimin e masës disiplinore  të  QORTIMIT, në bazë  të  Rregullores  disiplinore  neni 40 paragrafi 1 pika 2.
 
RRAHIM   NIMANI; lojtar i klubit të futbollit  “TREPÇA 89“ nga Mitrovica me numër të ID Kartelës  001178M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës ; 25 në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq (tentim sulmi fizik në gjyqtarin kryesor të takimit) në ndeshjen e kategorisë së juniorëve të superligës së Kosovës në futboll ; PRISHTINA – TREPÇA 89 e zhvilluar në Prishtinë me datë  24.09.2017  (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësues e lojtarit të përjashtuar);
DENOHET
Me ndalesë loje  për; 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragarafi 1 pika 1.
 
ILAZ  DERVISHAJ ; lojtar I klubit të futbollit “BESA“ nga Irzniqi  me numër të ID kartelës ; 1009029016 – letërnjoftimi  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanlesë 1, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të  kuq (sjellje josportive) në ndeshjen e javës së  VIII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; grupi ; A  BESA – LUGU i BARANIT  e zhvilluar me datë  15.10.2017 në Irzniq ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni  42   paragraf 1 pika 1.
 
ARBEN  BERISHA; lojtar i klubit të futbollit “ DARDANA “ nga Kamenica  me numër të ID kartelës  004474M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2, në procedure të inicuar disiplinore  përndëshkim me karton të kuq  (sjellje josportive) në ndeshjen e javës së ; VIII të Ligës – kategoria e seniorëve ;  XERXA – DARDANA e zhvilluar në me datë  15.10.2017 në Xerxë të Rahovecit (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni paragrafi 42  1 pika 1
 
ILAZ  ISMAJLI ; zyrtar – delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës për ndeshjet e LIgave të dyta dhe kategorive të juniorëve, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për  lëshime në plotësimin e protokollit zyrtar  të ndeshjes  për Ligën e kadetëve në nivel nacional  FERIZAJ – LLAPI  e zhvilluar  në Ferizaj  (raportet zyrtare  të ndeshjes)
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funksionit të delegatit në kohëzgjatje për ; 1 (një) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës  së Fuitbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni  87 paragrafi 1 pika 1.
 
BASHKIM  KUME ; zyrtar – delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës për ndeshjet zyrtare të Ligave të dyta, kategorive të juniorëve dhe Ligës së kadetëve, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për moskryerje të detyrës  së vëzhguesit në përputhje me udhëzimet e daluara nga aktet normative të FFK-së (mos marrje të materialit zyrtar)  për ndeshjen e Ligës së Kadetëve; 2 KORRIKU – BESA – java e VI-të e shvilluar në Prishtinë (raportet zyrtare të ndeshjes)
DENOHET
Me ndalesë tyë kryerjes së delegatit në kohëzgjatje për ; 1 (një) muaj  për të gjitha ndeshjet zyrtare  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores  disiplinore neni 78 paragrafi 1 pika 1.
 
ERDOGAN  ZEQIRI ; zyrtar – delegate i Federatës së Futbollit të Kosovës për ndeshjet e Ligave të dyta dhe kategorive të juniorëve dhe Ligës së kadetëve , në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për  gabime të lëshuara në përpilimin e protokollit zyrtar  nga ndeshja e Ligës së juniorëve ULPIANA – DRENICA  e zhvilluar në Lipjan ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funksionit të delegatit  në kohëzgjatje  për ; 1  (një) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare  të oreganizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 78 paragrafi 1 pika 1.
 
PERPARIM  CERMJANI; zyrtar- delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës për ndeshje e kategorivë të juniorëve dhe Ligës së kadetëve në nivel nacional, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për moskryerje të dëtyrës së zyrtarit të ndeshjes – delegtit në përputhje me udhëzimet e dalura nga aktet normative të Federatës së Futbollit të Kosovës (mos pranimin e materialit – buletinit zyrtar të takimit) për ndeshjen  e Ligës së pare të  Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve java e VI-të; ONIX BANJA – DINAMO e zhvilluarnë Banjë të Pejës ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së  detyrës së delegatit në kohëzgjatje për ; 1 (një) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 78 paragrafi 1 pika 1.
 
KFF “13  QERSHORI“ nga Suhareka në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave të Superligës së Kosovës për futbollin e femrave – kategoria e seniorëve, për mosudhëtim në zhvillimin e ndeshjes së radhës për javën e VI-të  e planifikuar për tu zhvilluar me datë 08.10.2017 në Mitrovicë ; MITROVICA – 13  QERSHORI ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me shqiptimin e masës  disiplinore të   QORTIMIT  në bazë të Rregullores disiplinore  neni 8 paragrafi 1 pika 4/b
 
KFF “BAZELI  2015“ nga Kaçaniku, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, përmosudhëtim në zhvillimin e ndeshjës së javës së  VI-të të Superligës së Kosovës në futbollin e femrave – kategoria e seniorëve ; HAJVALIA –  BAZELI 2015 , ndeshje e palinifikuar për tu zhvilluar me datë  08.10.2017 në Hajvali (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore   neni 8  paragrafi 1  pika 4/b
GYLGYN JILTA ; lojtare e klubit të futbollit të femrave  “13  QERSHORI“ nga Suhareka me numër të  ID kartelës ; 1231611254 – lëternjoftimi  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 17, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  (goditje e lojtares  kundërshtare) në ndeshjen e javës së VI-të të superligës së Kosovës në futboll  për  femra  kategoria  – senioret ; 13  QERSHORI – DRENICA e zhvilluar me datë 16.10.2017 në Suharekë  (raporte e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata plotësuese e lojtarës së ndëshkuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar  komisionit disiplinor të shkallës së dytë ;komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë  18.10.2017 , respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
 
Prishtinë, datë  18.10.2017                                                                                   Kryetari,  Dukagjin  Zefi