21 tetor, 2017 – Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 11-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina ka shënuar fitore me rezultat bindës kundër Besës në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me rezultat 4:0. Kjo fitore ia ka mundësuar bardhekaltërve të kryeqytetit që të ngjiten në pozitën e parë në renditje, me 21 pikë. Golat për fitoren e Prishtinës i shënuan Gauthier Mankenda (22’), Ahmed Januzi (23’) dhe Ergyn Ahmeti (40’ e 80’). Ndërkohë, dueli tjetër ndërmjet Vllaznisë së Pozheranit dhe Gjilanit, u mbyll pa fitues dhe pa gola (0:0). Ky barazim ia mundëson Gjilanit pozitën e tretë në renditje, me vetëm dy pikë më pak se Prishtina, derisa Vllaznia mbetet e fundit me 5 pikë.