23 tetor,  2017 – Presidenti i FFK-së, z. Fadil Vokrri ka udhëtuar për në Londër ku  sonte do të marrë  pjesë në ceremoninë “The Best FIFA Football Awards 2017”, e ku do të jenë të pranishëm presidentet e Federatave botërore të futbollit, yje të futbollit botëror dhe shumë personalitete nga jeta sportive, politike dhe shou bizi e muzika. Manifestimet për këtë event të madh të FIFA-s nisin në 15.30 dhe vazhdojnë me programe në ora 19.00, kurse ceremonia kryesore fillon në 20.30, ku të gjithë presin me padurim për të mësuar më të mirët që do të shpallën nga FIFA.