Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 23.10.2017 – ditë e hënë ora 13,00 shqyrtoi procedurat e iniciuara disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga jave e fundit  (XI )  dhe ndeshjeve të Digitalb Kupës së Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve – rrethi parë dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe materialit në  pronësi konform dispozitave të Rregullores  disiplinore  sjelli këto;
 

V E N D I M E

 
KF “ÇELIKU“ nga Ferizaj  në procedurë të iniciuar disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave për mospjesëmarrje – mosudhëtim në zhvillimin e ndeshjes së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; ULPIANA – ÇELIKU  ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me shqiptimin e masës  disiplinore të  QORTIMIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni  8 paragrafi 1 pika 4/b
 
KF “LESHANI“ nga Leshani në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për mosudhëtim – mospjesëmarrje  në zhvillimin e ndeshjes  së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – rrethi i parë; LESHANI – DUKAGJINI (nga Novosella e Gjakovës) – raportet e zyrtarëve të ndeshjes;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore  të QORTIMIT në bazë të Rregullores  Disiplinore  neni  8 paragrafi 1 pika 4/b.
 
 
KF “BESA“ nga Irzniqi në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për mosudhëtim – mospjesëmarrje  për zhvillimin e ndeshjes së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – rrethi parë; RATKOCI – BESA  (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET
Me shqiptimin  e masës  disiplinore  të  QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 8 paragrafi 1 pika 4/b
 
 
KF “ OPOJA “ nga Dragashi në procedure të iniciuar disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave, për mosudhëtim – mospjesëmarrje për zhvillimin e ndeshjes së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – rrethi i parë;  (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me shqiptimin e masës  disiplinore  të   QORTIMIT, në bazë të  Rregullores Disiplinore  neni 8 paragrafi 1 pika 4/b
 
KF “DEJNI“ nga Dejni në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për mosudhëtim – mospjesëmarrje në zhvillimin e ndeshjes së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore  të  QORTIMIT,  në  bazë  të Rregullores  Disiplinore  neni 8 paragrafi 1 pika 4/b
 
BAJRAM  GJEKAJ; zyrtar i klubit të futbollit “ GRYKA “ nga Llapushniku i Drenasit, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  për  manifestim të reagimeve në vendimet e gjyqtarit kryesor të  ndeshjes së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – rrethi i parë; ARBERIA – GRYKA e zhvilluar në Lipjan  (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të  QORTIMIT në bazë të Rregullores Disiplinore  neni  40  paragrafi 1 pika 2.
 
FISNIK  BUNJAKU; lojtar i klubit të futbollit “KIKA“ nga Hogoshti me numër të ID kartelës ;  001924M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës  6, në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar  e rëndë në lojtarin kundërshtar)  në ndeshjen e javës së XI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; 2 KORRIKU – KIKA  e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET
Me ndalesë loje për  3 (tri)  ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disipinore   neni 41  paragrafi 1 pika 1
 
FISNIK  HALIMI; lojtar i klubit të futbollit “FERIZAJ“ nga Ferizaj me numër të ID kartelës  002311M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 22, në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së  XI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERIZAJ – BALLKANI e zhvilluar në Ferizaj (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese)
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 (tri)  ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 41 paragrafi 1 pika 1.
 
JONUZ  KOLLONI; lojtar i klubit të futbollit “BALLKANI“ nga Suhareka, me numër të ID kartelës; 001624M94 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  të fanellës  26 në procedurë të iniciuar disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq   në ndeshjen e javës së XI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERIZAJ – BALLKANI, e zhvilluar në Ferizaj (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese);
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy)  ndeshje zyrtare sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
KF “ LIRIA “ nga Prizreni , në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizim (hedhje e fishekzjarrëve minuta  15 dhe 55) në ndeshjen e javës së XI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – LLAPI e zhvilluar në stadiumin “Përparim  Thaçi“ në Prizren (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të  QORTIMIT, në bazë të Rregullores  disiplinore   neni  50  paragrafi  1 pika 2.
 
SYNAJ  KEQI; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “LLAPI“ nga Podujeva në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për reagime në vendimet e gjyqtarit kryesor  të ndeshjes së javës së XI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – LLAPI, e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi“ në Prizren (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET
Me shqiptimin  e masës  disiplinore  të  QORTIMIT në bazë të Rregullores  Disiplinore neni 40  paragrafi 1 pika  2.
 
KF  “DRITA“ nga Gjilani në procedurë të iniciuar disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – TREPÇA ‘89 e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan – (fyerje dhe ofendime  nga ana e spektatorëve si dhe tentime për t’i sulmuar gjyqtarët e takimit) në mungesë të raporteve plotësuese nga takimi zhvilluar i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (provave – vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor). Kërkohet raport plotësues nga zyrtaret e klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani lidhur me rastin, afati datë 25.10.2017 ora 12,00 (Rregullorja Disiplinore neni 32 paragrafi 1 )
 
NEHAT  OSMANI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit  “DRITA“ nga Gjilani në procedurë të iniciuar nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josportive në ndeshjen e javës së XI-të të Valas Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – TREPÇA ‘89 e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me të holla në shumë prej 200  euro (dyqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është  15  ditë  nga dita e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit.
 
FISNIK  KERQELI : drejtor i klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani  në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve jokorrekte ndaj gjyqtarëve të takimit pas përfundimit të ndeshjes së javës së  XI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – TREPÇA ‘89 e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të  QORTIMIT  në bazë  të  Rregullores  Disiplinore  neni  40 paragrafi 1  pika 2.
 
FETI  MURSELI; zyrtar – anëtar i kryesisë së klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të reagimeve drejtuar gjyqtarëve të takimit  pas përfundimit të ndeshjes së javës së XI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – TREPÇA ‘89 e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar);
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore  të   QORTIMIT  në bazë të   Rregullores  disiplinore neni  40  paragrafi  1 pika  2.
 
KF  “ FLAMURTARI  “ nga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime të rënda në organizimin e ndeshjes motivi; hyrje e spektatorëve në fushë dhe sulmi i lojtarëve mysafir në minutat shtesë të lojës  90 + 2, prej nga  pëson lojtari me numër 6 i klubit të futbollit “ Vëllaznimi“ i cili goditet me shufer prapa në shpinë  ku si rrjedhojë e kësaj sjellje dhe hyrjes së publikut në terren erdhi deri të ndërprerja e ndeshjes  së javës së ; XI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI –  VËLLAZNIMI  e zhvilluar në stadiumin “ Xhemail Ibishi “ në Prishtinë ( raportet zyrtare nga ndeshja e ndërprerë  si dhe incizimet e  treguara – paraqitura televizive; )
DENOHET
Me  4 (katër) ndeshje  mos zhvillim në fushën e vetë sipas radhës në cilësi të  nikoqirit, në bazë të Rregullores  Disiplinore neni  51 paragrafi 1 pika 5.
 
ERBET  HOTAJ; lojtar i klubit të futbollit “ FLAMURTARI “ nga Prishtina me numër të ID kartelës  000938M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  të fanellës 6, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, motivi (goditje e lojtarit kundërshtar pa top pas përfundimit të ndeshjes së ndërprerë) të javës së XI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FLAMURTARI – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin” Xhemail Ibishi “ në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e ndërprerë si dhe incizimet e treguara televizive nga takimi )
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni  42 paragrafi 1 pika 1.
 
ERVIN  HALLUNAJ; lojtar (portier) i klubit  të futbollit “FLAMURTARI“  nga Prishtina  me numër të ID kartelës ; 000826M90  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  më numër  12, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave,  ( për pjesëmarrje në tollovinë e krijuar  dhe goditje e lojtarit kundërshtar  në ndeshjen e ndërprerë të javës së XI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin “Xhemail Ibishi“ në Prishtinë  (raportet zyrtare  dhe incizimet e treguara televizive nga ndeshja e ndërprerë)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
SAMIR  SAHITI; lojtar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të ID Kartelës; 002269M88   dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër të fanellës 22  , në procedure të iniciuar disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave, për shkelmim të lojtarit kundërshtar pas përfundimit të ndeshjes  së ndërprerë të javës së XI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – VËLLAZNIMI  e zhvilluar në stadiumin “Xhemail  Ibishi“ në Prishtinë  (raportet zyrtare nga ndeshja  dhe incizimet e treguara – të paraqitura televizive nga kjo ndeshje)
DENOHET
Me ndalesë loje për 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 1 pika 1.
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime kë të drejtë ankese  drejtuar komisionit për ankesa në nivelin e shkallës së dytë në afatin kohor prej  8 (tetë) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare  të Federatës së Futbollit të Kosovës  datë 23.10.2017 , respektivisht nga data e pranimit  të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, datë 23.10.2017                                                                                                Kryetari, Dukagjin  Zefi