24 tetor, 2017 – Të nderuar përfaqësues të mediave, Federata e Futbollit e Kosovës ju njofton se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet e mëposhtme:

Kosovë U21 – Izrael U21, 9 nëntor 2017, Stadiumi ‘Adem Jashari’, Mitrovicë, Kosovë
Kosovë – Letoni, ndeshje miqësore e ekipeve kombëtare A, 13 nëntor 2017, Stadiumi ‘Adem Jashari’, Mitrovicë, Kosovë

Për të aplikuar për akreditim ju lutemi shkarkoni formularin e mëposhtëm:
Formulari
Numri i të akredituarve për media është kufizuar në 2 persona për media.
Afati i fundit për aplikim është 3 nëntor 2017. Aplikimet e dërguara pas kësaj date nuk do të merren parasysh.
Njoftimin për statusin e kërkesës suaj për akreditim do ta merrni më 6 nëntor.
Sinqerisht,
Federata e Futbollit e Kosovës
press@ffk-kosova.com