E nderuara familje e Shemsi Humollit!
Me pikëllim  të thellë morëm lajmin për vdekjen e Shemsi Humollit, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella.
Kontributi i Shemsiut  ishte jashtë zakonisht  i madh në futbollin e Kosovës, sidomos pas pavarësimit në veçanti në edukimin dhe ngritjen e gjyqtarëve të rinj duke kaluar nëpër shumë sfida dhe duke mbajtur gjallë frymën për një futboll të pavarur.
Shumë breza do ta kujtojnë veprën dhe virtytet e tij, prej gjyqtari të futbollit dhe një njeriu të qetë i dashur dhe këmbëngulës në synimet e gjithëmbarshme.
Në këto momente të vështira jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.
Me respekt
Fadil Vokri, president i FFK-së