26 tetor, 2017 – Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 12-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë ndërmjet Besës dhe Gjilanit ka përfunduar pa fitues dhe pa gola, edhe pse të dyja skuadrat kanë pasur disa raste të mira shënimi. Pas këtij barazimi Gjilani vazhdon të mbetet i pamposhtur në këtë sezon dhe mban vendin e tretë me 20 pikë të grumbulluara pas 12 ndeshjeve, ndërsa Besa mbetet në zonën e rrezikshme me vetëm 13 pikë. Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Gjilan, Feronikeli e ka mundur Vllazninë e Pozheranit, me rezultat 3;0, me golat e shënuar nga Mendurim Hoti (7’), Mark Milicaj (31’) dhe Mirlind Demaku (90+5’). Këto tre pikë të reja ia mundësojnë Feronikelit ngjitjen në pozitën e tetë me 16 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet e fundit me pesë pikë.