Komisioni Disiplinor  – shkalla e parë në mbledhjen e mbajtur me datë 25.10.2017 ditë e mërkurë ora 10,00 shqyrtoi procedurën e hapur  ndaj klubit të futbollit “ DRITA “ nga Gjilani  nga data 23.10.2017 dhe për të njejtën duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave  plotsuese  si dhe inçizimeve televizive , bazuar në nenin  50 të Rregullorës  disiplinore  paragrafi  1 pika 2 sjelli këtë ;
 

V E N D I M

 
Klubit të futbollit “ DRITA “ nga Gjilani për lëshime të pjesërishme   (  mos ndërmarrja e masave të nevojshme organizative dhe të sigurisë )  në ndeshjen e javës së ; XI-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA –  TREPÇA 89  e zhvilluar me datë  20.10.2017 në stadiumin e qytetit në Gjilan i shqiptohet masa disiplinore  e QORTIMIT
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa në nivel të shkallës së dytë, në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi  në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës , respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar  nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
 
 
 
Prishtinë, datë 25.10.2017 – ora 10,00                                                          Kryetari , Dukagjin  Zefi