Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 23.10.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:


V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 11-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
 
1.Ndaj KF Drenica (motivi-fyerje ,sharje dhe hedhje të fishekzjarreve në fillm të ndeshjes nga ana lindore e tribunave ku si pasojë e hedhjeve është ndërprerë ndeshja për disa sekonda në min 20,23,35, hedhje të shisheve PVC në fushë si dhe fyerje në kor  në min 64, ku disa nga tifozët tentuan të kalojnë rrethojën por falë intervenimit të policisë nuk erdhi deri te më e keqja. Edhe pjesa e tribunës perëndimore disa here ka hedhur fishekzjarre dhe shishe plastike mbi bankinën mysafire në ndeshjen KF Drenica – KF Llapi) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon nga klubi i lartpërmendur që deri ditën e mërkurë ora 12.00 të deponojë deklaratën në FFK.
  
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR dt. 27.10.2017
 
 
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 27.10.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
 

V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 12-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj lojtarit të  KF ‘Fushë-Kosova”  Visar Gojnovci me nr lic 69 dhe nr ID 004355M89 (motivi- fyerje dhe sharje në referin në ndeshjen KF Bashkimi – KF Fushë-Kosova e zhvilluar në Koretinë më datë 25.10.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon nga i lartpërmenduri që deri ditën e mërkurë në ora 12.00 ta deponojë deklaratën në FFK.
2.Ndaj drejtorit të KF Ferizaj, Genc Hyseni (motivi-pas akordimit të penalltisë për vendasit reagon ashpër në vendimin e referit por falë intervenimit të shpejtë të  policisë dhe bankës mysafire i njëjti  u largua nga bankina në ndeshjen KF Kosova P – KF Ferizaj) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon nga i lartpërmenduri që deri ditën e mërkurë në ora 12.00 ta deponojë deklaratën në FFK.
3.Ndaj delegatit të ndeshjes KF Kika – KF Vushtrria, Osman Dragusha (motivi-mos respektim i nenit 31 të Propozicioneve të Garave ku detyrimisht delegati duhet të paraqitet 1 orë para fillimit të ndeshjes kurse i lartcekuri është paraqitur në fushë pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen KF Kika – KF Vushtria)
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR dt. 27.10.2017