Komisioni i Garavei i Vala Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti e Sahit Kelmendi, me rastin e pjesëmarrjes së pa autrizuar të KF “Rahoveci” në turnen ndërkombëtar “Troll Cup 2017” në Norvegji,  konform nenit dhe 44 nenit 45 të Rregullores së Garave e nxori këtë

V E N D I M

 
1.Inicohet procedurë disiplinore ndaj KF “Rahoveci“
2.Inicohet procedurë disiplinore ndaj të gjithë lojtarëve dhe zyrtarëve të KF “Rahoveci” të cilët gjenden në listën  e uthëtimit për turneun “Troll Cup  2017” në Norvegji.

Arsyetim

Komisioni i Garave ka konstatuar se KF “Rahoveci”, si pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar “Trull Cup 2017”, dhe të gjithë anëtarët-zyrtarët e KF Rahoveci të cilët gjendën në listën e udhëtimit të dorëzuar në ambasadën e Norvegjisë, kanë bërë shkelje të nenit 44 dhe nenit 45 të Rregullores së Garave, për moslajmërim-njoftim të organeve të FFK-së me qëllimin e udhëtimit në turneun “Trull Cup 2017” në Norvegji.
Nga theksimet e lartshënuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.
Komisioni i Garave kërkon nga KF “Rahoveci” që brenda 24.00 orëve të deponojë deklaratën në FFK, sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet AHMETI