Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni  Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 02.11.2017 – ditë e  enjte ora 15,00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar e dates  27.10.2017 si dhe inicimet e filluara  nga ana e komisionit të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga jacva e fundit të zhvilluara me datë 29-30.10.2017 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore sjelli këto;
 

V E N D I M E

 
KF “DRENICA“ nga Skënderaj në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes (sjellje josportive e spektatorëve – fyerje dhe sharje, hedhje e fishekzjarrëve dhe shisheve  PVC në fushë  dhe drejtim të pankinës së mysafirëve)  së javës së XII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENICA – LLAPI  1:2 e zhvilluar në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skenderaj  (raportet e zyrtarëve  nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të  QORTIMIT në bazë të Rregullores  disiplinore  neni  50  paragrafi 1 pika 2  (nuk  ndërmerr masat e nevojshme organizative dhe të sigurisë).
 
VISAR GOJNOVCI; lojtar i klubit të futbollit “FUSHË  KOSOVA“ nga Fushë Kosova me numër të ID kartelës  004355M89 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës  69, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për  ndëshkim me karton të kuq , në ndeshjën e javës së ; XII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BASHKIMI – FUSHË  KOSOVA e zhvilluar në Koretin  (raportet e zyrtarëve  nga ndeshja e zhvilluar dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të nenit 42 paragrafi 1 pika 1.
 
GENC  HYSENI; drejtor sportiv i klubit të futbollit “FERIZAJ“ nga Ferizaj , në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit  ; largim nga pankina , për manifestim të sjelljeve josportive dhe reagime në vendimin e gjyqtarit  në ndeshjën e javës së ; XII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve
KOSOVA (P) – FERIZAJ e zhvilluar në PRishtinë (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar dhe deklarata plotësuese e zyrtarit të përjashtuar ;
DENOHET
Me të holla në shumë pre ; 300  euro (treqind) në bazë të Rregullorës Disiplinore neni 40 paragrafi 1 piuka 3 . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës  datë 02.11.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
 
SADULLAH  AJETI; trajner në klubin e futbollit  “ GJILANI “ nga Gjilani në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për tërheqje  të ekipit nga loja në minutën e 88  në ndeshjën e javës së ; VII-të të Ligës së kadetëve  në nivel nacional ; FERONIKELI – GJILANI e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e trajnerit të pezulluar z Sadullah Ajeti )
MBETET  NË PROCEDURË TË PEZULLIMIT
Pa të drejtë në kryerjen e zejen e trajnerit dhe funkcioneve tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e provave  ( Rregullorja disiplinore neni  31 paragrafi 1 )
 
AVNI  ZAHIRI; zyrtar i klubit të futbollit “GJILANI“ nga Gjilani  për mashtrim dhe sjellje  në lajthim  të komisionit (jep të dhëna  jo të sakta  dhe jo të plota  për dispozitat mbi punën  profesionale – pedagogjike , të rendësishme  për garimin e klubit ) lidhur me tërheqjen e ekipit nga loja minuta e 88  në ndeshjen e  javës së ; VII-të të Ligës së kadetëve  në nivel nacional  ; FERONIKELI – GJILANI  e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Gjilan (në mungesë të deklaratës  vetanake)
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerej e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , deri në vendimin përfundimtar të komisionit (kompletimin e provave). Kërkohet raport plotësues nga zyrtari klubit të futbollit  “ Gjilani “ nga Gjilani për atë ndeshje z Avni Zahiri, afati datë  05.11.2017  – (Rregullorja Disiplinore neni 32 paragrafi 1).
 
LIRIDON  KUKAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ KEK-u “ nga Obiliqi me numër të ID kartelës  000829M83 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 18, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq  (start i palejuar në lojtarin kundërshtar) në ndeshjën e javës së XIII-të të Ligës së Parë ë Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VITIA – KEK-u e zhvilluar në Gjilan (raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Liridon Kukaj)
DENOHET
Me ndalesë loje  për 2 (dy)  ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
HAXHI  SHALA; lojtar i klubit të futbollit “FERONIKELI“ nga Drenasi me numër të ID kartelës  000584M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 18, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq   në ndeshjën e javës së ; XIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERONIKELI – GJILANI e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas (raportet zyrtare  të ndeshjës, dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Haxhi Shala);
DENOHET;
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
ADRXHEND  HOXHA; lojtar i klubit të futbollit “ UV MALISHEVA “ nga Malisheva, me numër të ID kartelës ; 001311M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës  15, për ndëshkim me karon të kuq  (kacafytje me lojtarinë kundërshtar) në ndeshjën e javës së  XI-të të Ligës së dytë ; UV MALISHEVA- BESA  e zhvilluar me datë  30.10.2017 në Drenas (raportet e zyrtarëve të ndeshjës  dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore  neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
ARLIND  LOKAJ ; lojtar I klubit të futbollit  “BESA“ nga Irzniqi me numër të letërnjoftimit 11757817700 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 8, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëeshkim me karton të kuq  (kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjën e javës së ;  XI-të të Ligës së dytë të Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve  grupi A; UV UJVARA – BESA  e zhvilluar me datë  30.10.2017 në Drenas  ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me ndalesë loje  për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  , në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
ÇLIRIM  GËRGURI; lojtar i klubit të futbollit “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria  me numër të ID kartelës  001935M99  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me  karton të kuq (  kacafytje me lojtarin kundërshtar pas përfundimit të takimit ) në ndeshjen e javës së ; X-të, supërligës së  Kosovës  për kategorinë e juniorëve ; VËLLAZNIMI – VUSHTRRIA e zhvilluar me datë  26.10.2017  në stadiumin e qytetit në Gjakovë  (raportet e zyrtarëve të ndeshjës  dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Qlirium Gërguri);
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
ERMAL  IBRAHIMI; lojtar i klubit të futbollit “ BASHKIMI “ nga Gjilani me numër të  ID kartelës 004713M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  1, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komoisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq (fyerje e lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së  VII-të të Ligës së dytë  të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DARDANA – BASHKIMI  e zhvilluar me datë  12.10.2017  në Kamenicë (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
GENC  KQIKU; lojtar i klubit të futbollit “BASHKIMI“ nga Gjilani me numër të ID kartelës ; 004708M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 17, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( kërcnime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së  : VII-të të Ligës së dytë të Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve; DARDANA – BASHKIMI e zhvilluar me datë  12.10.2017 në Kamenicë  (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
ALBAN  SHABANI lojtar i klubit të futbollit “LLAPI“ nga Podujeva me numër të ID kartelës  000837M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 11, në procedurë të inicuar  disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq  (fyerje e asistentit) në ndeshjen e javës së XI-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; LLAPI – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë  30.10.2017 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 pargrafi 1 pika 1.
 
SADAT  KRASNIQI; lojtar i klubit të futbollit “LEPENCI“ nga Kaqaniku me numër të ID kartelës  001204M87 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  10, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (loja me dorë) në ndeshjen e javës së IX-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B; LEPENCI – ARBËRIA e zhvilluar me datë  21.10.2017 në Kaqanik (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
URIM  STATOVCI; lojtar i klubit të futbollit “ARBERIA“ nga Dobraja me numër të ID kartelës  002591M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 9, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (fyerje e lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së ; IX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  grupi; B ; LEPENCI – ARBERIA e zhvilluar me datë  21.10.2017 në Kaqanik (raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
KUSHTRIM  POTERA ; lojtar i klubit të futbollit “ULPIANA“ nga LIpjani me numër të ID kartelës ;  1231095973 – numri letërnjoftimit, dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 4 , në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (ofendim  drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së ; X-të të Ligës së  dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; grupi B; DRENOCI – ULPIANA e zhvilluar me datë  2610.2017 në  Rahovec (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesë në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë  02.11.2017, respektivisht nga data e pranimit të vendimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 02.11.2017                                                                                              Kryetari, Dukagjin  Zefi