Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë në mbledhjen e mbajtur me datë 03.11.2017 ,ditë e premte ora 12,00, shqyrtoi;
a) ankesën e klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova të dates 31.10.2017 e atakuar në vendimet komisionit disiplinor të shkallës së parë datë ; 13.10.2017 në dënimin e lojtarit YLL MYRTAJ me ndalesë loje në kohëzgjatje për 1 ( një ) muaj )
b) Ankesën e klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova e atakuar në vendimin e dates 23.10.2017 , në dënimin e lojtarit SAMIR SAHITI me ndalesë loje për 4 ( katër ) ndeshje zyrtare,
c) Ankesën e klubit të futbollit “ Flamurtari në atakimin e vendimit të komisionit të shkallës së parë datë; 23.10.2017, për denim prej ; 4 ( katër ) ndeshjeve mos zhvillim në fushën e vet në cilësi të nikoqirit sipas radhës,
dhe për të njëtat duke iu referuar lëndëve nga ndeshjet e përmendura dhe raportet e zyrtarëve të ndeshjes, konform Dispozitave të Rregullorës disiplinore neni ; 115 paragrafi a dhe b ; sjelli këto;
 

V E N D I M E 

a) VERTETOHET – vendimi i Komisionit Disiplinor i shkallës së parë datë 13.10.2017 dhe lojtari YLL MYRTAJ mbetët në vuajtje të dënimit me ndalesë loje në kohëzgjatje për 1 ( një) muaj. Vuajtja e dënimit fillon nga data e zhvillimit të ndeshjes kur lojtarit i është hapur procedura disiplinore ( ndeshja Feronikeli – Vëllaznimi – java e ; IX ) , Rregullorja disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 4.dhe neni 115 paragrafi 1 pika a.
b) NDRYSHOHET pjesërisht vendimi i Komisionit Disiplinor datë 23.10.2017 dhe lojtarit të klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të ID kartelës 002269M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 22, i zbritet dënimi nga ; 4 ( katër ) , në 3 ( tri ) ndeshje moslojë. ( Rregullorja disiplinore neni 115 paragrafi 1 pika c )
c) VERTETOHET – vendimi i Komisionit Disiplinor i shkallës së pare datë 23.10.2017 dhe klubi i futbollit “ FLAMURTARI “ nga Prishtina mbetët në vuajtje të dënimit me 4 (katër) ndeshje mos zhvillim në fushën e vet sipas radhës në cilësi të nikoqirit në bazë të Rregullorës disiplinore neni 51 paragrafi 1 pika 5. Dhe neni 115 paragrafi 1 pika c.
 
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të ligjshmerisë ( Rregullorës ) në afatin kohor prej 15 ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, rrespekjtivisht nga data e pranimit të vendimit.
Prishtinë, datë 03.11.2017
Kryetari, Afrim Prekazi