Komisioni Disiplinor – shkalla e parë , në mbledhjen e mbajtur me datë 03.11.2017 ditë e premtë ora 12,00, shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e komisionit të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga rrethi dytë i Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – kampionati 2017 – 2018 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
 

V E N D I M E

 
KF “ DEÇANI “ nga Deqani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për mospjesëmarrje në garat e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve -në zhvillimin e ndeshjës së rrethit të dytë ; ARBERIA – DEQANI ( raportet e zyrtarëve )i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga klubi futbollistik “ Deqani “ nga Deqani lidhur me rastin. Afati datë 07.11.2017 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
 
KF “ LUGU I BARANIT “ nga Lugu Baranit në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për mosparaqitje në fushë për zhvillimin e ndeshjës nga rrethi dytë i Digitalb Kupën se Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BALLKANI – L.BARANIT ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga klubi futbollistik “ Lugu I Baranit “ lidhur me rastin. Afati datë 07.11.2017 ( rregullorja disiplinore neni 31 paragrafi 1 )
 
EGZON ZYMBERI ; lojtar i klubit të futbollit “ BASHKIMI “ nga Gjilani me numër të ID kartelës 004715M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 16, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive ndaj gjyqtarit të takimit ) në ndeshjen e rrethit të dytë për DIgitalb Kupën e Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RATKOCI – BASHKIMI e zhvilluar në Rahovec ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës )
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari përjashtuar Egzon Zymberi , datë 07.11.2017 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
 
GJERGJ KODRAJ ; lojtar I klubit të futbollit “ DUSHKAJA “ nga Lumbardhi Gjakovës më numër të ID Kartelës 003706M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 94, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive ndaj gjyqtarëve ) në ndeshjen e rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KOSOVA – DUSHKAJA e zhvilluar në Prishtinë, ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar )në mungesë të deklaratës plotësuese ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjetr zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( plotësimin e lëndës ). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari përjashtuar Gjergj Kodrja , afati datë 07.11.2017 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
 
ALBNOR LAJQI ; lojtar i klubit të futbollit “ DARDANIA” nga Qyshku Pejës me numër të ID kartelës ; ID 002978M94 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 5, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive ndaj lojtarit të vet ) në ndeshjën e rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DARDANIA – BEHARI ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës), në mungesë të deklaratës plotësuese PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Albnor Lajqi, afati datë 07.11.2017 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1.
 
VALMIR SHALA ; lojtar i klubit të futbollit “ BEHARI “ nga Vitomirtioca e Pejës, më numër të ID kartelës ; 001772M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 3, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive ndaj gjyqtarëve ) në ndeshjen e rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DARDANIA – BEHARI ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës )në mungesë të deklaratësplotësuese
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës
deri në kompletimin e lëndës ( vendimin përfundimtar të komisionit ). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari përjashtuar z Valmir Shala, afati datë 07.11.2017 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1.
 
KFF” BAZELI “ nga Kaqaniku në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mosparaqitje në zhvillimin e ndeshjes kampionaale të javës së VII-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – femrat ; BAZELI – MITROVICA ( e paraparë që të zhvillohet si ndeshje e mbetur me datë 01.11.2017 – raportet e zyrtarëve të ndeshjës ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – ( deri në vendimin përfundimtar të komisionit ). Kërkohet deklaratë plotësuese nga klubi I futbollit të femrave “ BAZELI “ nga Kaqaniku, lidhur me rastin. Afati datë 06.11.2017 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 2 ).
 
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 03.11.2017 – rrepsketivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, datë 03.11.2017
Kryetari, Dukagjin Zefi