3 nëntor, 2017 – Gjyqtari kosovar i futsallit, Besart Ismajli, ndodhet tash e katër ditë në Slloveni, ku është i deleguar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në ndeshjet e futsallit në Lojërat Olimpike të Futsallit (U17). Ai e ka ndarë drejtësinë në ndeshjen Itali – Rumani, derisa në ditët e ardhshme do të gjykojë edhe ndeshjet Çeki – Itali dhe Slloveni – Rumani. Pa dyshim se pjesëmarrja në aktivite të tilla është e mirëseardhur për gjyqtarët tanë dhe njëherësh dëshmon se FFK edhe në këtë sektor po përparon gjithnjë e më shumë.