3 nëntor, 2017 – Të hënën, më 6 nëntor, në orën 10:00, në sallën e konferencave në selinë e FFK-së, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Rafet Prekazi, do të mbajë konferencë për media në prag të ndeshjes kualifikuese për Evropianin 2019 kundër Izraelit, e cila zhvillohet më 9 nëntor, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Në këtë konferencë përzgjedhësi Prekazi do ta publikojë listën e futbollistëve me të cilët do t’i kundërvihet Izraelit dhe Azerbejxhanit, si dhe do ta bëjë publike agjendën e Kombëtares U21.