4 nëntor, 2017 – Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 14-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Liria ka shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me Prishtinën, me rezultat 1:0. Golin e fitores për prizrenasit e shënoi Artur Magani në minutën e 74-t. Liria iu afrua golit edhe në minutën e 60-të, por portën e Visar Bekajt e shpëtoi tërthorësja pas gjuajtjes së Meriton Korenicës nga ndërprerja. Pas kësaj fitoreje Liria ngjitet në pozitën e katërt, me 22 pikë, tri më pak se sa Prishtina që mban pozitën e dytë. Fitore si mysafire ka realizuar skuadra e Vëllaznimit, e cila e ka mposhtur Vllazninë e Pozheranit në Gjilan, me rezultat 2:1. Golat për Vëllaznimin I shënuan Adonis Shala, në minutën e 5-të dhe Lorik Rudi, në minutën e 30-të. Në anën tjetër golin e barazimit të përkohshëm për Vllazninë e realizoi Festim Alidema, në minutën e 10-të. Ndërkohë, ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ndërmjet Flamurtarit dhe Dritës është mbyllur pa fitues, me rezultat 1:1. Drita kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Kastriot Rexha, në minutën e 12-të, por Flamurtarin nga humbja e shpëtoi Jurgen Gjini, me golin e shënuar në minutën e 73-të.
Vala Superliga – Java 14
Liria – Prishtina    1:0
Vllaznia – Vëllaznimi     1:2
Flamurtari – Drita 1:1
Liga e Parë – Java 14
Hajvalia – Trepça 0:1
Rahoveci – Dukagjini     4:2
Liga e Dytë
Behari – Ujvara e Malishevës 0:1
Istogu – Dukagjini (N)    2:1
Çeliku – Sharri     4:5
Minatori – Bashkimi (Gj)          2:0
Superliga Juniorët
Trepça’89 – Vushtrria    3:1
Ramiz Sadiku – Flamurtari      0:0
Gjakova – Fushë Kosova 0:4
Liga e Femrave
Mitrovica – Intelektualet 11:1
Drenica – Malisheva      0:8
13 Qershori – Bazeli 2015      2:4
Kosova (P) – Llapi  1:0