Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 03.11.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
 

V E N D I M

 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 14-të të Vala Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
 
1.Ndaj lojtarit të KF “Hajvalia” Lulzin Neziri me nr lic 17 dhe nr ID 004900M98 (motivi-ndëshkim me kartonin e kuq, ofendim ndaj referit kryesor të ndeshjes Hajvalia- Trepça) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon që i lartëpërmenduri brenda 24.00 orëve të deponojë në FFK deklaratë, sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.
 
2.Ndaj lojtarit të KF “Hajvalia “ Albinot Kosumi me nr lic 05 dhe nr ID 004938M00 (motivi- ofendim ndaj referit kryesor të ndeshjes pas përfundimit të ndeshjes KF Hajvalia – KF Trepça) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon që i lartëpërmenduri brenda 24.00 orëve të deponojë në FFK deklaratë, sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.
 
3.Ndaj lojtarit të KF Trepça, Arben Mustafa me nr lic 9 dhe nr ID 002835m94 (motivi – sharje e lojtarit kundërshtar në ndeshjen KF Hajvalia – KF Trepça) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon që i lartëpërmenduri brenda 24.00 orëve të deponojë në FFK deklaratë, sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.
 
4.Ndaj kryetrajnerit të KF Hajvalia, Agim Maliqi me nr lic 006486M76 (motivi-ofendim ndaj referit kryesor të ndeshjes) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes). Komisioni i Garave kërkon që i lartëpërmenduri brenda 24.00 orëve të deponojë në FFK deklaratë, sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.
 
5.Ndaj KF Ballkani (motivi- lëshim në organizim e ndeshjes Ballkani – Vushtrria ku në min. e 54 pati hedhje të sendeve, shisheve pvc në mënyrë reciproke në  drejtim të shikuesve mysafirë, ku edhe shikuesit mysafirë i kthyen gjuajtjet në të njëtën masë  dhe si pasojë e kësaj ndeshja është ndërprerë për 18 min.) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
6.Ndaj KF Vushtrria (motivi- shikuesit mysafirë hodhën gjësende dhe shishe pvc në drejtim të shikuesve vendas dhe si rrjedhojë e kësaj ndeshja Ballkani – Vushtrria, është ndërprerë për 18-min, e zhvilluar në Prizren me datë 05.11.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
 
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.10 dt. 07.11.2017