Sot më 8 nëntor KE i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Fadil Vokrri ku shqyrtoi shumë çështje me rëndësi. KE analizoi rrjedhën e Kampionatit në të gjitha rangjet dhe në dyja konkurrencat. Duke u bazuar në raportet zyrtare KE konstatoi se me gjithë disa dukuri të pahijshme që ndodhën, garat kanë pasur një rrjedhë të kënaqshme, duke kërkuar nga organet relevante që të ndërmarrin të gjitha masat në përputhje me Aktet normative, që këto dukuri të parandalohen dhe arteret të marrin ndëshkimet e duhura. KE analizoi edhe përgatitjet për dy ndeshjet të Kombëtares U-21, Kosova-Izraeli U-21 në kuadër të kualifikimeve si dhe ndeshjen miqësore të Kombëtares A kundër Letonisë dhe konstatoi se përgatitjet po shkojnë sipas dinamikës së parë, duke u bërë ftesë adhuruesve të futbollit që të jenë në numër  sa më të madh në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Po ashtu Ke duke harmonizuar agjendën e aktiviteteve të veta me atë të UEFA-s dhe FIFA-s, mori vendim që Kuvendi i rregullt i punës të mbahet më 2 mars 2018 si dhe përcaktoi orientimet edhe për mbledhjet e KE. KE shqyrtoi dhe ankesat dhe parashtresat drejtuar KE.