09 nëntor Kombëtarja A e Kosovës mbajti seancën e parë stërvitore para ndeshjes miqësore kundër Letonisë. Stërvitja u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në praninë e shumë shikuesve dhe medieve e ku trajneri Muharrrem Sahiti provoi disa skema të lojës me theks të veçanta me repartin e mbrojtjes por dhe ndërlidhje ndërmjet reparteve me përparësi të kundërsulmeve. Gjendja shëndetësore e futbollistëve sipas fjalëve të mjekut të ekipit kombëtar dr. Murat Berisha është e mirë dhe stabile. Disa nga futbollistët ja se çka deklaruan:
 
Muharrem Sahiti, trajner
Patem një stërvitje të mirë. Atmosfera e mirë dhe gjendja e futbollistëve e mirë Për shumicën e këtyre futbollistëve është një emocion i veçantë pasi luajnë për herë të parë para adhuruesve në Kosovë. Do të punojmë me përkushtim edhe në ditët në vijim. kemi pak a shumë njohuri për kundërshtarin. Shpresojë në një lojë të mirë.
 
Armend Thaçi, futbollist
Jam i lumtur dhe i emocionuar që do të luajë për Kombëtaren A, para adhuruesve në Kosovë. Kjo është e mirë për mua dhe familjen, por edhe përfaqësojë superligën. Besoj në rezultat pozitiv.
 
 
Hekran Kryeziu, futbollist
Po punojmë me zell e përkushtim në mënyrë që ta shënojmë një fitore dhe pikërisht para shikuesve tanë në Kosovë. Grupi është mjaft i përgatitur dhe të gjithë dëshirojnë fitoren.