Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë ; 09.11.2017 ditë e enjtë  – ora 12,00 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit  të zhvilluara me datë;  04-05.11.2016 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve  zyrtare nga këto ndeshje dhe deklaratave të kërkuara plotësuese lidhur me rastet , konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
 
V E N D I M E 
 
OSMAN  DRAGUSHA ; delegate  nga Federata e Futbollit e Kosovës , për vëzhgimin e ndeshjeve të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit , për lëshime, – mosrespektim të nenit  31 të Propozicioneve të garave në ndeshjen e javës së  XII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KIKA – VUSHTRRIA  e zhvilluar në Gjilan ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e delegatit të ndeshjes ; Osman Dragusha );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore  ; VEREJTJE  E FUNDIT, në bazë të rregullorës disiplinore  neni 40 paragrafi 1 pika 1 .
 
 
AVNI  ZAHIRI ; zyrtar i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani  në procedurë të hapur disiplinore  nga mbledhja e kaluar , për ; mashtrim dhe sjellje në lajthim të komisionit ( prezentimi i raportit me të dhëna jo të plota dhe jo të sakta për dispozitat mbi punën profesionale – pedagogjike të rendësishme për garim të klubit ) lidhur me tërheqjen e ekipit nga loja në minutën e  88 në ndeshjen e javës së ; VII- të Ligës së kadetëve në nivel nacional ; FERONIKELI – GJILANI  e zhvilluar  në  Drenas ( raportet zyrtare dhe deklarata vetanake e Avni Zahirit – që pranon fajësin lidhur me rastin )
DENOHET
Me ndalesë të ushtrimit të funksionit të zyrtarit dhe funkcioneve tjera në klub në kohëzgjatje për ; 3  muaj ( tre )    lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullorës disiplinore neni  40 paragrafi 1 pika 4
 
 
SADULLAH  AJETI ; trajner në klubin e futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për tërheqje të ekipit nga loja minuta 88 e ndeshjës së javës së ; VII-të të kategorisë së kadetëve në nivel nacional  FERONIKELI – GJILANI e zhvilluar në Drenas ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese  nga ana e trajnerit të pezulluar  Sadullah Ajeti  ku faktohet së  iniciator dhe vendimarrës për largimin – tërheqjen e ekipit nga ndeshja ishte zyrtari Avni  Zahiri )
DENOHET
Me shqiptimin e masës  disiplinore  VEREJTJE  E  FUNDIT në bazë të Rregullorës disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1..
 
 
ELVIS  KRYEZIU ; lojtar i klubit të futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni me numër të ID kartelës  00214M01, në procedurë të inicuar disiplinore  nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq  ( ndërhyrje e palejuar si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së  IX-të të Ligës së kadetëve në nivel nacional ; LIRIA – FERIZAJ e zhvilluar në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren  me datë 05.11.2017 ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
 
KFF “ LIRIA “ nga Prizreni  në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për mosudhëtim në zhvillimin e ndeshjës së javës së ; X-të të superligës së Kosovës në futbollin e femrave ; HAJVALIA – LIRIA e paraparë  për tu zhvilluar me datë  05.11.2017 ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe  mungesa e arsyeshmerisë  nga ana e klubit mysafirë lidhur me rastin )
DENOHET;
Me marrjen  e minus  ; 3 ( tri ) pikëve negative nga pikët e fituara në ndeshjet zyrtare , në bazë të Propozicioneve të garave neni 52 paragrafi 1.
 
 
LULZIM  NEZIRI ; lojtar i klubit të futbollit “ HAJVALIA “ nga Hajvalia  me numër të ID kartelës  004900M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 17, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (  ofendim drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; HAJVALIA – TREPÇA  e zhvilluar në Kizhnicë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy)  ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
 
ALBINOT  KOSUMI ; lojtar i klubit të futbollit “ HAJVALIA “ nga Hajvalia me numër të ID kartelës  004938M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës  5, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor pas përfundimit t` takimit ) në ndeshjen e javës së ; XIV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; HAJVALIA – TREPÇA  e zhvilluar në Kizhnicë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata e lojtarit të përjshtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy)  ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
 
ARBEN  MUSTAFA ; lojtar i klubit të futbollit “ TREPÇA “ nga Mitrovica me numër të ID kartelës  002835M94 dhe  licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës ; 9, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (  fyerje e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XIV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  HAJVALIA – TREPÇA  e zhvilluar në Kizhnicë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për;  2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
 
AGIM MALIQI ;kryetrajner I klubit të futbollit “ HAJVALIA “ nga Kizhnica  me numër të ID kartelës ; 006486M94  në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për ofendime  drejtuar gjyqtarit kryesor  në ndeshjen e javës së ; XIV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; HAJVALIA – TREPÇA  e zhvilluar në Kizhnicë  ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e kryetrajnerit Agim Maliqi );
DENOHET ;
Me të holla  në shumë prej ; 150  euro ( njëqind e pesdhjet ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3.
 
 
KF  “ BALLKANI “ nga Suhareka në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime  në organizimin e ndeshjës së javës së ; XIV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BALLKANI – VUSHTRRIA  e zhvilluar në stadiumin “ Përparim Thaqi “ në PRizren ( hudhje e gjasendeve  dhe shisheve PVC në fushë dhe drejtim të spectatorëve  mysafirë – reciprokisht , ku si pasojë e  rastit ndeshja ndërpritet për  18 minuta  , me pastaj vazhdon – raportet e zyrtarëve dhe  ai I klubit organizator KF “ Ballkani “ )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore;  VEREJTJE E FUNDIT në bazë të rregullorës disiplinore neni  50 paragrafi 1 pika 1.
 
KF “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për hudhje të gjasendeve dhe shisheve PVCnë fushë  dhe drejtim të spektatorëve nikoqir – reciprokisht  në ndeshjen e javës së ; XIV-të të LIgës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BALLKANI – VUSHTRRIA e zhvilluar në stadiumin “ Përparim Thaqi “ në Prizren ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese nga  klubi mysafir lidhur me rastin );
DENOHET
Me shqiptimin e masës  disiplinore ; VEREJTJE  E  FUNDIT , në bazë të rregullorës disioplinore neni  50 paragrafi 1 pika 1.
 
 
ENDRIT  KUQI ; lojtar i klubit të futbollit “ BALLKANI “ nga Suhareka  me numër të ID kartelës  001526M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës ; 12 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  ( grushtime me lojtarin rival ) në ndeshjen e javës së IX-të të Ligës së pare të kadetëve në nivel nacional BALLKANI – ONIX  BANJA e zhvilluar  në Prizren ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për;  3 ( tri )     ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
 
ATDHE  TOLAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ ONIX  BANJA “ nga Banja e Pejës, me numër të ID  kartelës ; 005945M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës ; 8 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( grushime me lojtarin rival ) në ndeshjën e javës së ; IX-të të Ligës së pare të kadetëve në nivel nacional ; BALLKANI – ONIX BANJA e zhvilluar në Prizren ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri )   ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
 
KFF “: BAZELI  2015 “ nga Kaqaniku , në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për mosparaqitje në fushë për të zhvilluar ndeshjen së javës së ; VII-të , të superligës së Kosovës në futboll  për kategorinë e femrave – senioret ; BAZELI  2015 – MITROVICA , ndeshje  kjo e cila  për arsye të caktuara është shtyar për datë 01.11.2017   që të zhvillohet në Kaqanik ,por së e njejta nuk zhvillohet ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET
Me marrjen e minus ; 3 ( tri ) pikëve  negative , nga piket e fituara në ndeshjet zyrtare, në bazë të Rregullores disiplinore neni  52 paragrafi 1.
 
 
EDONISA   ALIU  ; lojtare e klubit të futbollit për  femra  “ DRENICA “ nga Skënmderaj  në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  ( kacafytje me lojtaren kundërshtare ) në ndeshjen  e javës së ; IX-të të superligës së Kosovës në futbollin e femrave – kategoria e seniorëve; DRENICA – LLAPI e zhvilluar me datë  29.10.2017  në stadiumin “ Bajram Aliu “ në  Skënderaj ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullorës disipliplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
 
GENTIANA  LUSHTAKU ; lojtare e klubit të futbollit për femra  “ DRENICA “ nga Skënderaj , në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për  ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtaren kundërshtare ) në ndeshjën e javës së ;  IX-të  të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e femrave; DRENICA – LLAPI  e zhvilluar me datë 29.10.2017  në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës ,në bazë të rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
 
PRANVERA  TAHIRI; lojtare e klubit të futbollit të femrave  “ LLAPI “ nga Podujeva  në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( kacafutje me lojratet kundërshtare )  në ndeshjen e javës së ; IX-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e femrave  – senioret;  DRENICA – LLAPI  e zhvilluar me datë 29.10.2017 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar  komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohore prej  8 (tetë ) ditëve , nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 09.11.2017, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
 
Prishtinë, datë 09.11.2017                                                                                               Kryetari,  Dukagjin  Zefi