17 nëntor, 2017 – Njoftohen klubet dhe opinioni se Komisioni i Garave ka vendosur që garat e stinorit vjeshtor në Vala Superligë do të vazhdojnë deri në javën e 18-të ose 19-të, varësisht prej kushteve atmosferike që do të mbretërojnë në vendin tonë në javët në vazhdim, derisa Liga e Parë do të luajë deri në javën e 17-të. Ky vendim është marrë duke pasur parasysh se verën e ardhshme do të mbahet Kampionati Botëror dhe federatat nacionale janë të obliguara t’i kryejnë kampionatet në kohën e paraparë. Kësisoj, ky edicion garues do të mbyllet më 27.05.2018.