Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 21.11.2017 – ditë e martë ora 12,00 , shqyrtoi procedurat e inicuara  nga ana e Komisioneve të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit datë 17-18.11.2017 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve nga ndeshjet e  zhvilluara, konform Dispozitave të Rregullorës  Disiplinore  sjelli këto;
 

V E N D I M E

 
KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për paraqitje të sjelljeve josportive  nga ana e tifozerisë së klubit të tyre  (fyerje, sharje në kor nga ana e  tifozerisë  vendase  drejtuar kreut të FFK-së, z Fadil Vokrri)  në ndeshjen e javës së ; XV-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – GJILANI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë me datë 17.11.2017 (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 1.
 
KF “DRITA“ nga Gjilani , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizim (hedhje e gurëve nga ana e tifozerisë vendase në drejtim të tifozerisë mysafire “Arpagjiket” nga Prizreni  dhe anasjelltas, ku edhe pati tentime për qerim hesapesh, ku pas përfundimit të takimit i janë thyer xhamat e autobusit mysafir) në ndeshjen e javës së ; XV-të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – LIRIA e zhvilluar në Stadiumin  e Qytetit në  Gjilan, e zhvilluar me datë 18.11.2017 ( raportet e personave  zyrtarë nga ndeshja e zhvilluar në Gjilan).
DENOHET
Me shqiptimin e masës  disiplinore  VËREJTJE E  FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 1.
 
RRONI  GASHI; lojtar i klubit të futbollit “LIRIA“ nga  Prizreni me numër të ID kartelës; ID000181M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës  20, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  për ndëshkim me karton të kuq (shtyerje e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XV-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – LIRIA e zhvilluar me datë 18.11.2017 në Stadiumin e Qytetit në Gjilan (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar dhe deklarata  personale e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
AMIR  GOVORI ; lojtari  i  klubit të futbollit “2 KORRIKU“ nga Prishtina me numër të ID kartelës  002027M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës; 1 (portier), në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (loja me dorë  si lojtar fundor jashtë zonës së 16-ës) në ndeshjën e javës së XV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  2 KORRIKU – KEK-u e zhvilluar në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë (raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
 
MENSUR  DURAKU : lojtar i klubit  të futbollit “DUKAGJINI“ nga Klina me numër të ID kartelës  002349M82 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës  8 , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (për fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjën e javës së ; XV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DUKAGJINI – ONIX BANJA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Klinë  me datë 18.11.2017 ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullorës disiplinore neni  42 paragrafi 1 pika 1.
 
ENIS  MIRANAJ ; lojtar i klubit  të futbollit “ONIX  BANJA“ nga Banja e Istogut, me numër të ID kartelës  000376M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës  10, në procedurë të inicuar nga ana e komisionit  të garave  për ndëshkim me karton të kuq (sjellje josportive  ndaj lojtarit kundërshtar)  në ndeshjen e javës së ; XV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DUKAGJINI – ONIX  BANJA e zhvilluar me datë 18.11.2017 në stadiumin e qytetit në Klinë (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar);
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 (tre) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në Buletinin Zyrtar të Federatës së Fitbollit të Kosovës datë 21.11.2017, respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon zbatimin e vendimit.
 
Prishtinë, datë , 21.11.2017
Kryetari,  Dukagjin  Zefi