23 nëntor, 2017 – Sot është zhvilluar ndeshja e fundit e javës së 16-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll, ku Prishtina ka shënuar fitore si mysafire e Vllaznisë së Pozheranit, në Gjilan, me rezultat 2:0. Të dy golat për Prishtinën i realizoi Liridon Fetahaj, derisa vlen të theksohet se bardhekaltrit e shpërdoruan edhe një penallti, të cilën nuk e konkretizoi në gol, Ahmet Januzi. Pas kësaj fitoreje Prishtina rikthehet në pozitën e dytë me vetëm dy pikë më pak se Llapi kryesues.