24 nëntor – Në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen miqësore kundër Malit të Zi, Kombëtarja A e Kosovës –femrat në fushën e futbollit  “Top futboll” në periferi të kryeqytetit mbajti seancën e parë stërvitore. Përzgjedhësja znj. Afërditë Fazlija në këtë stërvitje provoi disa skema të lojë duke bërë edhe kombinime me lojtaret e reja në mënyrë që të inkorporohen sa më parë në ekip. Nesër Kombëtarja A e ka stërvitjen e radhës në stadiumin e KF”Flamurtari” në Prishtinë. Pas stërvitjes ja se çka deklaruan përzgjedhja dhe disa nga futbollistet.
Afërditë Fazlija, përzgjedhëse
Ishte stërvitja e parë dhe kishte karakter tekniko-taktik. Kemi sjellë disa prurje të reja, të cilat nuk kemi mundur edhe shumë të i përcjellim aq sa kishim dëshiruar. Prandaj edhe për mes ojë dy herë nga 15 minuta jemi përpjekur të shohim secilën në pozitën e saj në mënyrë gjatë stërvitjeve të nxjerrim apo të kemi strukturën që do të përbënte 11-tësheën apo edhe 18 -tëshen për lojë. Ne do të kemi edhe nesër një stërvitje dhe do të qartësohet shumëçka.
Mirela Jakupi, futbollistet
Kemi stërvitur mirë në kushte të mira. Besoj se deri në ditën e ndeshjes, do të përgatitemi edhe më dhe mirë duke shpresuar në fitore, ndonëse unë nuk i njoh cilësitë e kundërshtarit.
 
 
Fjolla Shala, futbolliste
Së pari falënderojë përzgjedhësen Afërdita Fazliu, që me ka ftuar dhe me ka besuar të luajë për vendin tim. Është një ndjenjë e mirë. Jam përherë të parë dhe me kanë pritur mirë. Sot patëm një stërvitje të mirë që na jep shpresë për fitore. Do të punojmë edhe më fort.
 
Adelina Sylejmani, futbolliste
Është një emocion i veçantë për mua të mbrojë ngjyrat e Kosovës, ndaj e falënderojë përzgjedhësen Afërditë Fazlija  për besimin. Këtu me kanë pritur shumë mirë. Patëm një seancë stërvitore të mirë dhe në vazhdim do të njihemi edhe më shumë ndërmjet vete.
 
Edona Kryeziu, futbolliste
Sot kishim stërvitjen e parë dhe shkoi mjaft mirë, Po mundohemi të kombinohemi mes vete sepse kemi disa lojtare që kanë ardhur nga jashtë në që të bashkëveprojmë mirë. Do të punojmë me intensitet të lartë dhe të tregojmë cilësi dhe rezultat aq më parë që luajmë para shikuesve tanë.