Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë  24.11.2017  – ditë e enjte ora 13,00, shqyrtoi procedurat e iniciuara nga ana e Komisioneve të Garave  pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 21-22.11.2017, dhe për të njëjtat duke  u bazuar në raportet e zyrtarëve konform  Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
 

V E N D I M E

 
 
ALTIK  MUHAXHIRI;  lojtar (portier) i klubit të futbollit “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës  002276M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 31, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  për ndëshkim me karton të kuq (loja me dorë si lojtar fundor – jashtë zonës së rrezikimit) në ndeshjen e javës së XVI-të  të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – VËLLAZNIMI, e zhvilluar me datë 22.11.2017 në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në  Drenas (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar z Altik Muhaxhiri  )
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
VLLAZNIM  JASHARI; lojtar i klubit të futbollit  “ VITIA “ nga Vitia, me numër të ID kartelës ; 002774M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  7, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (fyerje e lojtarit kundërshtar – minuta e 80-të) në ndeshjen e javës së ; XVI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VITIA – BALLKANI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Viti me datë 22.11.2017 (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
ARMEND  RUXHI; lojtar (portier) i klubit të futbollit “BALLKANI“ nga Suhareka  me numër të ID kartelës 001266M85 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 1 , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (fyerje e lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së XVI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VITIA – BALLKANI, e zhvilluar  me datë 22.11.2017  në stadiumin e qytetit në Viti (raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
XHEMAIL  HYSENI; lojtar (portier) i klubit të futbollit “BASHKIMI“ nga Koretini i Kamenicës me numër të ID kartelës ; 000975M97  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 1, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq  (fyerje  nga bankina drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së XVI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BASHKIMI – KEK-u  e zhvilluar me datë 22.11.2017 në Koretin të Kamenicës (raportet e zyrtarëve të ndeshjes) në mungesë të deklaratës  së lojtarit të përjashtuar;
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
ARDIAN  SALLAHU;  ndihmës trajner në klubin e futbollit “KEK-u“ nga Obiliqi me numër të ID kartelës  1243748301, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për sjellje josportive para fillimit të ndeshjes drejtuar gjyqtarit kryesor  në ndeshjen e javës së XVI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BASHKIMI – KEK-u e zhvilluar me datë 22.11.2017 në Koretin të Kamenicës (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e ndihmëstrajnerit të përjashtuar para fillimit të ndeshjes);
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 200  euro (dyqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është  15 ditë , nga dita e marrjes së vendimit (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi  3. )
 
SHEFKET  CANAJ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “BASHKIMI“ nga Koretini me numër të ID kartelës 10060M74, , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për largim nga pankina minuta e 80 ( sjellje josportive ndaj gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së ; XVI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BASHKIMI – KEK-u e zhvilluar me datë 22.11.2017 në Koretin të Kamenicës (raportet e zyrtarëve të ndeshjes), në mungesë të deklaratës vetanake të ndihmëstrajnerit të përjashtuar.
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 200  euro (dyqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi (Rregullorja Disiplinore neni 12 paragrafi 3)
 
BETIM  THAQI; fizioterapeut në klubin e futbollit “BASHKIMI“ nga Koretini i Kamenicës, me numër të ID kartelës; ____________ ( KO-0563-32-KO ) në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për largim nga pankina minuta e 80 (fyerje dhe sharje drejtuar lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XVI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BASHKIMI – KEK-u e zhvilluar me datë 22.11.2017 në Koretin të Kamenicës ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) Në mungesë të deklaratës së fizioterapeutit të larguar nga bankina, z. Betim Thaqi;
DENOHET
Me të holla në shumë prej 200  euro (dyqind) në bazë të Rregullores Disiplinore  neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi (Rregullorja Disiplinore neni 12 paragrafi 3).
 
ADONIS  BREZNICA; lojtar i klubit të futbollit “FUSHË  KOSOVA“ nga Fushë Kosova me numër të ID kartelës; 004355M89 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës  20, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq  (goditja e lojtarit kundërshtar me kokë) në ndeshjen e javës së ; XVI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FUSHË   KOSOVA – HAJVALIA, e zhvilluar me datë 22.11.2017 në stadiumin e qytetit në Fushë Kosovë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes  dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar nga loja z . Adonis Breznica)
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1
 
AFRIM  TAHIRI ; delegate i Federatës së Futbollit të Kosovës për vëzhgimin e ndeshjeve të Ligës së Dytë dhe kategorive të juniorëve, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për mosrespektim të  udhëzimeve nga FFK-ja (mos pranimi i materialit të takimit si dhe lëshimeve  tjera gjatë kryerjes së detyrës së delegatit) në ndeshjen e javës së XII-të  të Ligës së Parë të Kosovës për kategorinë e juniorëve; LUSHTA – LIDHJA  E PRIZRENIT e zhvilluar me datë  21.11.2017 në Mitrovicë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) në mungesë të deklaratës plotësuese nga delegatët e ndeshjes, z. Afrim Tahiri;
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e detyrës së delegatit dhe detyrave  lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – provave  (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga z. Afrim  Tahiri, afati datë 27.11.2017 (Rregullorja Disiplinore  neni 32 paragrafi 1 pika 1).
 
VIONA  REXHEPI; lojtare e Klubit të futbollit  të femrave  “ MITROVICA” nga Mitrovica me numër të ID kartelës  003428F96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës;  ___ në procedurë të iniciuar disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje  e palejuar në lojtaren kundërshtare) në ndeshjen  e Superligës së Kosovës për futbollin e femrave;  VIZIONI – MITROVICA e zhvilluar me datë 21.11.2017 në Ferizaj (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtares së përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
ALBINA  ZUBA ; lojtare e klubit të futbollit  të femrave “MALISHEVA“ nga Malisheva me numër të ID kartelës ; 004578F00  dhe licencuar në federatën e Futbollit të Kosovës  me numër të fanellës ; ____ në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e Superligës së Kosovës në futbollin e femrave – seniorët; MALISHEVA – BAZELI e zhvilluar  në (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtares së përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
KËSHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit  për ankesa në  nivelin e shkallës së dytë , në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve, nga data e sjelljes  – publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 24.11.2017, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar  nuk e ndalon ekzekutimit e vendimit.
 
Prishtinë, datë 24.11.2017                                                                                                 Kryetari, Dukagjin  Zefi