Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 24.11.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 16-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala-Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj portierit te KF “Vellaznimi” Altik Muhaxheri (motivi- lojë me dorë jashtë zonës së 16-metërshit si lojtar i fundit në ndeshjen KF Feronikeli – KF Vëllaznimi, e zhvilluar në Drenas me datë 22.11.2017) sipas raportit të personave zyrtar dhe incizimeve TV.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.11 dt. 24.11.2017
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 24.11.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M
 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 16-të të Liges se Parë së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Liges se Pare së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 
1.Ndaj lojtarit të KF “Vitia”, Vllaznim Jashari me nr lic 7 dhe nr ID 002774m91 (motivi-fyerje dhe sharje në lojtarin kundërshtar në minutën e 80-të në ndeshjen KF Vitia – KF Ballkani, e zhvilluar në Viti me datë 22.11.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj portierit të KF” Ballkani” Armend Ruxhi me nr lic 1 dhe nr ID 001266m85 (motivi-fyerje dhe sharje në lojtarin kundërshtar në minutën e 80-të në ndeshjen KF Vitia – KF Ballkani, e zhvilluar në Viti me datë 22.11.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3. Ndaj ndimës-trajnerit të KF “ KEK-u” Ardian Sallahu me nr lic 1243748301 (motivi-sjellje jo sportive para fillimit të ndeshjes ku edhe u përjashtua në ndeshjen KF Bashkimi – KF KEK-u e zhvilluar në Koretin me datë 22.11.2017) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
4.Ndaj ndimes-trajnerit te KF “Bashkimi (K)”Shefket Canaj me nr lic 10060M74  (motivi-përjashtim nga bankina në minutën e 80-të në ndeshjen KF Bashkimi – KF KEK-u e zhvilluar në Koretin me datë 22.11.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
5.Ndaj portierit të KF “Bashkimi (K) Xhemail Hyseni (motivi- reagim pas përjashtimit të ndimëstrajnerit të tyre ku referi e përjashtoi nga bankina në ndeshjen KF Bashkimi (K) – KF KEK-u) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
6.Ndaj fizioterapeutit të KF Bashkimi (K) Betim Thaqi mr nt lic KO-0563-32 (motivi- fyerje dhe sharje në lojtarin kundërshtar në minutën e 80-të në ndeshjen KF Vitia – KF Ballkani, e zhvilluar në Viti me datë 22.11.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
7.Ndaj lojtarit të KF Fushë Kosova, Adonis Breznica me nr lic 20 dhe nr ID 004355M89 (motivi-goditje lojtarin kundërshtar me kokë në ndeshjen KF Fushë Kosova – KF Hajvalia, e zhvilluar në Fushë Kosovë me datë 22.11.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.12 dt. 24.11.2017