25 nëntor, 2017 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 17-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Lideri i renditjes, Llapi, ka shënuar fitore me rezultat bindës si mysafir në Gjakovë, duke e mposhtur Vëllaznimin, me shifrat 3:0, për ta forcuar edhe më shumë pozitën e parë në renditje. Llapjanët kaluan në epërsi në minutën e 45-të, kur Mentor Zhdrella realizoi nga penalltia, pasi paraprakisht Daku u ndalë në mënyrë të palejueshme brenda zonës së gjakovarëve. Epërsinë në 2:0 e shtoi Florim Bërbatovci, në minutën e 50-të pas një kundërsulmi të shpejtë dhe pas harkimit të Gentrit Begollit. I njëjti lojtar e realizoi edhe golin e tretë për Llapin, në minutat shtesë, kësaj radhe pas asistimit të Ilir Blakqorit. Fitore me rezultat identik (3:0) por si vendase ka shënuar Liria, e cila e ka mposhtur Besën në stadiumin “Përparim Thaçi”. Golat për prizrenasit i shënuan Ilir Mustafa (5’) dhe Qëndrim Gashi (60’, 73’).
Vala Superliga
Vëllaznimi – Llapi 0:3
Liria – Besa 3:0
Liga e Parë
Hajvalia – Ramiz Sadiku 1:0
Liga e Dytë – Grupi A
Deçani – Istogu 0:5
Behari – Luftëtari 6:3
Rilindja e Kosovës – Dardana 4:2

Liga e Femrave
Llapi  – Dukagjini 1:7
Liga e parë – Juniorët
Ferizaj – Vllaznia 6:0