26 nëntor, 2017 – Vashat e Kombëtares A të Kosovës kanë ngadhënjyer në ndeshjen miqësore kundër Malit të Zi me rezultat 3:2.  Para disa qindra shikuesve futbollistet e Kombëtares, treguan lojë më të mirë se malazezet prej fillimit të ndeshjes, ndonëse nga një gjysmë rasti erdhën të parat në epërsi përmes golit Kuç në minutën e 27-të. Gëzimi i mysafireve zgjati shkurt sepse kjo epërsi nuk i dekurajojë fare vajzat tona, të cilat morën veten dhe tre minuta më vonë, në minutën e 30-të barazuan pas një goli jashtëzakonisht të bukur të njërës nga futbollistet më ët mira Valentin Limani, që vjen nga Frankfurti shtatë herë kampion i Gjermanisë. Edhe në vazhdim të ndeshjes futbollistet e Kombëtares tonë nuk u ndalën po vazhdimisht sulmonin për të ardhur deri te epërsia, ndërkaq që nuk mungonin as kundërsulmet e mysafireve. Në minutën e 41-të, Kaltrina Biçkaj e rrëmbeu një top nga ana e majtë para zonës së rreptësisë malaziase edhe më mirë e shërbeu Mirela Jakupin e cila nga afërsia e dërgoi topin në rrjetë për epërsinë 2:1 me të cilin rezultat edhe  përfundoi pjesa e parë. Pjesa e dytë sërish nisi me sulme të pareshtura të vajzave tona, po duket se vetëm disavantazhi po i mobilizon kështu në minutën e 71-të Mali i Zi shënon dhe barazon përmes Bulatoviçit (2:2), ndërsa vetëm 3 minuta më vonë në atë 74-të pas një tollovie para portës se mysafireve Kaltrina Biçkaj shënon dhe vulos rezultatin e ndeshjes 3:2 . Deri në fund të ndeshjes pati disa përpjekje nga të dyja anët, mikpritëset për ta shtuar epërsinë, ndërsa mysafireve për ta barazuar por shifrat mbeten të njëjta dhe u mbyll ndeshja me urime dhe shtrëngim duarsh mes rivaleve. Pas ndeshjes përzgjedhësja e Kombëtares A e Kosovës Afërditë Fazlija dhe disa futbolliste deklaruan:
Afërditë Fazlija, përzgjedhëse
Ishte një lojë e vështirë dhe e mirë. Mendoj se edhe terreni vendas ishte një përparësi. Prej ndeshjeve kualifikuese kur i kishim në prill të këtij, tash kemi aplikuar disa elemente që sa kanë qenë pozitive po aq edhe të rrezikshme. Ne dy tri ditë patëm përgatitje dhe e nisem ndeshjen me tri lojtare 16-17 vjeçare, por kemi edhe disa futbolliste që kanë cilësi të lartë. Na duhet shumë të punojmë dhe ne planet tona është që në janarin e viti 2018 të marrim pjesë në një turne ku do të kemi ballafaqime me Kombëtare cilësore dhe kjo do ta na ndihmojë që të krijojmë një strukturë                                        të mirë për ndeshjet tjera.
 
Blertë Shala, futbolliste
Patëm një ndeshje të mirë aspak të lehtë. Por kishim një angazhim jashtëzakonisht të madh, por edhe një dëshirë të madhe për fitore, aq më parë që për herë të parë po luanim para adhuruesve tanë. Në fund ja arritëm qëllimit, fituam ndeshjen.
 
 
Florentina Kolgeci, futbolliste
Ishte një ndeshje e mirë. Patëm një disavantazh, por ne u kthyem shpejt në lojë dhe në fund arritëm me plotë meritë të shënojmë fitore, për të gjithë neve, për shikuesit.  Besojë se ne ishim më të mira kundrejt Malit të Zi.
 
Kosova – Mali i Zi  3:2 (2:1)
 Stadiumi:„Adem Jashari“ Mitrovicë.
Shikues: disa dhjetëra
Gjyqtarë: G. Nuza, F. Berisha, B. Selimaj e D. Çaka.
Shënues: V. Limani(30), M. Jakupi(41) e K. Biçkaj( 74) për Kos. e Kuç(27) e Bulatoviç(71) për M. e Zi.
K.V. Kolgeci e Kos. e Bulatoviç e M. Zi.
Kosova: Kolegci, F. Shala(G.Berisha), Kastrati(Haxha), Vllasalija, Pjetri, Biçkaj(B. Reçica), Sylejmani(Behluli), B. Shala, Jakupi, Limani, Kryeziu(B. Musa).
Mali i Zi :Obradoviç(Çabarkada), Radanoviç. Milaniç, Sharanoviç, Bozhiç, Paviçeviç(Brashnjo), Vujadinoviç(Vrenesh), Bojat, Kuç, Bulatoviç e Popoviç.