26 nëntor, 2017 – Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 17-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Trepça’89 dhe Feronikeli e kanë mbyllur ballafaqimin e tyre në stadiumin “Riza Lushta” pa fitues dhe pa gola (0:0). Ndërkohë, Drita, ka shënuar fitore me rezultat bindës kundër Vllaznisë, me shifrat 3:0, për t’u ngjitur në pozitën e dytë në renditje, me 4 pikë më pak se sa Llapi kryesues. Të tre golat për gjilanasit i shënoi Kastriot Rexha (50’, 84’ e 88’).  Në anën tjetër, Drenica ka shënuar fitore si mysafire në kryeqytet, duke e mposhtur Flamurtarin, me rezultat 2:1. Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga Egzon Krasniqi, në minutëën e 38-të, mirëpo Drenica arriti ta përmbysë rezultatin në pjesën e dytë me golat e shënuar nga Genc Gamiti (55’) dhe Armend Abazi (62’) për të regjistruar fitoren e shtatë në këtë edicion.